Connect with Us

Mbledhje e gjatë me ekipin dhe stafin, ja si i bindi Takaj lojtarët të kthehen në stërvitje

Sport

Mbledhje e gjatë me ekipin dhe stafin, ja si i bindi Takaj lojtarët të kthehen në stërvitje

Publikuar

-

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, është detyruar që të udhëtojë vetë drejt Korçës që të kthejë normalitetin në radhët e klubit të tij, pas bojkotit që i bënë futbollistët stërvitjes ditën e martë. Lojtarët kërkonin rrogat e prapambetura dhe deshën shpjegime nga klubi pse nuk po paguhen, duke detyruar numrin 1 që të shkojë vetë sot në stërvitje për t’u takuar me ta dhe për të kthyer qetësinë me premtimin se detyrimet e tyre do të shlyheshin të gjitha.

Për rreth 40 minuta, Takaj ka zhvilluar një mbledhje me lojtarët e tij, duke u bërë të qartë se këto probleme financiare ishin të kalueshme dhe brenda ditëve në vijim të gjithë do të paguheshin sipas detyrimeve që u kishte klubi.

Ai u ka kërkuar që të impenjoheshin maksimalisht në vijim dhe të evitonin situata të tilla nëse do të shfaqeshin përsëri, meqë klubi përballet me pasiguri financiare si shkak i dënimit të dhënë nga UEFA dhe zvogëlimi i mundësive për të siguruar të ardhura ekonomike. Takaj u ka dhënë lojtarëve garanci për pagat e tyre deri në fund të edicionit aktual, duke bërë të qartë se të gjitha marrëveshjet do të respektoheshin, përtej këtyre vonesave.

Pas kësaj mbledhje, lojtarët kanë dalë rregullisht në stërvitje, duke vazhduar përgatitjet për ndeshjen e fundjavës në Superiore, në pritje që fjalët e Takajt të bëhen realitet dhe ata së shpejti të gjenin në llogaritë bankarë të tyre shumat e prapambetura që për disa futbollistë korrespondojnë me rrogat e gjysmës së vitit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE