Connect with Us

Takaj: Do shesim futbollistë, presim vendim pozitiv nga Gjykata Federale

Sport

Takaj: Do shesim futbollistë, presim vendim pozitiv nga Gjykata Federale

Publikuar

-

Janë katër lojtarët të cilët Skënderbeu duke parë edhe krizën që po kalon, t’i përfshijë në merkato dhe bëhet fjalë për kualitete dhe lojtarë “boshti” në këtë pjesë të parë të sezonit, si: Gripshi, Krasniqi, Bregu dhe Dita. Të katër titullarë dhe nga më të spikatur edhe në Superiore duke ndihmuar jo pak ekipin bardhekuq.

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, në një prononcim që ka dhënë për “Rtshsport”, nuk e mohon një fakt të tillë, e madje sipas tij, nuk do të ketë vetëm merkato në dalje, por edhe afrime të lojtarëve cilësorë, qofshin ata nga tregu vendas, por edhe i huaj.

“Merkato në dalje, gjithmonë do ketë, sepse Skënderbeu është i hapur dhe nuk është bërë pengesë për lojtarët premtues që janë në momente të suksesshme. Kemi bërë merkato edhe në mes të sezonit, sepse ne nuk rrimë duarkryq. Janë lojtarë me perspektivë që luajnë jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit. Janë premtues, për momentin nuk ka gjë konkrete sepse do t’i bëjmë publike”, – tha Takaj.

Gjyqi

Te Skënderbeu presin gjyqin në Gjykatën Federale, që sipas presidentit Takaj jep shpresë edhe për faktin se: “Presim një rezultat pozitiv dhe besojmë shumë, sepse ne dimë se çfarë bëri KAS-i. Nuk ishte vendim surprizë për ne ai që dha KAS-i. Tashmë presim me shpresë dhe me besimin e plotë një tjetër vendim pozitiv nga Gjykata federale”, – tha Takaj.

Në fund presidenti kërkon që të ketë sa më shumë tifozë në sfidën e radhës me skuadrën e Vllaznisë, pasi lekët e arkëtuara nga biletat e shitura, nga klubi korçar do të shkojnë për banorët e prekur nga tërmeti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Neuer dëshiron largimin? Oliver Kahn i “vë kapak” kësaj historie

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bajern Mynihut Oliver Kahn i vendosi vulën debatit rreth çështjes së kush duhet të jetë portieri i parë i bavarezëve. Në një intervistë për “Goal”, “Titani” la të kuptohej se Manuel Nojer mbetet zgjedhja e parë e Bajernit, ndërkohë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel, i cili do t’u bashkohet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE