Connect with Us

Ancelotti drejt Anglisë, por jo tek Arsenali

Premier Liga

Ancelotti drejt Anglisë, por jo tek Arsenali

Publikuar

-

Të martën vonë në mbrëmje nënshkroi divorcin me Napolin, të premten ka nisur bisedimet me Everton. Carlo Ancelotti nuk humbet asnjë minutë kohë dhe është menjëherë pranë një tjetër stoli në karrierë.

Po përflitet shumë për një marrëveshje me Arsenalin madje avokatët e teknikut kanë kontaktuar me drejtuesit e topçinjve , megjithatë sipas raportimeve të tabloidit “The Sun” është e vërtetë që tekniku nga Regiolo ndodhet në Londër, por për momentin nuk po bisedon me klubin bardhekuq por me Evertonin.

Pronari i “The Toffies ” Fahrad Moshiri dhe administratori Bill Kenëright ndodhen në kryeqytetin e Anglisë dhe është zbuluar se kanë nisur negociatat me trajnerin 3 herë fitues të Uefa Champions League.

Më 6 dhjetor klubi nga Liverpooli shkarkoi Marco Silvën pas 18 muajsh dhe është ende në kërkim të një zëvendësuesi ndërsa për momentin skuadra po drejtohet nga ish sulmuesi Duncan Ferguson.

Evertoni aktualisht ndodhet në vendin e-14-të dhe Ancelotti shihet si njeri më i përshtashëm për ta nxjerrë skuadrën nga kriza, për momentin ka vetëm bisedime dhe asnjë marrëveshje edhe pse Ancelotti duket më i tërhequr nga një aventurë e mundshme me Arsenalin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Çmenduri/ Neuer braktis Bayern-in, ja destinacioni i ri i super portierit

Publikuar

-

Ditët e fundit ka nisur shumë në media që të flitet për merkaton e verës, ku priten shumë lëvizje të bujshme. “Bild” ka publikuar një lajm të çmendur së fundmi, teksa raporton se Manuel Neuer do të largohet nga Bayern. Sipas prestigjiozes gjermane, portieri do të firmsoë me Chelsean në verë. Do të ishte padyshim […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Xherdan Shaqiri largohet nga Liverpooli, gati transferimi te gjigantët e Spanjës

Publikuar

-

Xherdan Shaqiri do të largohet në fund të sezonit nga Liverpool. Sulmuesi shqiptar nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e Jurgen Kloop e skuadra angleze është gati të heq dorë nga shërbimet e tij. Mediat angleze raportuan ditën e djeshme se Liverpool e ka marrë vendimin për lojtarin e do të nxirret në merkato. […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Juventusi zbraz arkën/ 110 milionë euro për yllin e Premier League

Publikuar

-

Juventus duket se e ka seriozisht dhe në merkaton e verës pritet që të jetë shumë aktiv. Emri më i përfolur është ai i Paul Pogba dhe bardhezinjtë kanë gati ofertën e parë. Sipas prestigjiozit francez “RMC Sport”, Juventus ka gati 110 milionë euro për të bindur Manchester United që të lirojë mesfushorin kampion Bote. […]

LEXO TE PLOTE