Connect with Us

Artan Hoxha: Tifozët e Tiranës më kërkojnë bileta mua, ja kanë lënë vetëm një pike që t’i shesë

Sport

Artan Hoxha: Tifozët e Tiranës më kërkojnë bileta mua, ja kanë lënë vetëm një pike që t’i shesë

Publikuar

-

Në pritje të derbit të kryeqytetit, në studio televizive është duke u diskutuar mbi pritshmërinë e kësaj supersfide. Gazetari i njohur Artan Hoxha është i ftuar në studion e “Pressing”, në ABC News, i cili ka folur mbi disa prej problematikave të kësaj sfide.

“Që në momentin kur ka nisur shitja e biletave, deri sot pasdite, ishte e pamundur të mos rrije në radhë me orë të tëra.

Ti mund të hapësh 10 pika, por ti ia lë një pikë që nuk çfarë të bëjë i shkreti. Kanë punuar me orare të tejzgjatura dhe është problem se nuk do t’i përballojnë. Problemi është te uria e tifozëve të Tiranës për bileta dhe unë jam interesuar sot pasdite. Është e pamundur për të gjetur bileta te sektori i Tiranës. Njerëzit që më kërkonin t’i ndihmoja për bileta ishin të shumtë. Komoditeti këtu ndikon më tepër.

Kam parë tre breza që kërkojnë bileta, edhe femra ka shumë. Nesër do të jetë numri mjaft i madh. Do të jetë një sfidë e madhe edhe për forcat e sigurisë, pasi rivaliteti mes tifozerive është i madh. Ka shumë ndryshim me ndeshjen e Shqipërisë kundër Francës”, tha Hoxha.

“Partizani ka hall se nuk ka ku t’i çojë lojtarët, ka shumë. Ndryshe nga Tirana, që vuan alternativat. Në derbin e fundit, Tirana kishte një eufori të madhe, dhe kjo gjë e vuri në vështirësi ekipin. Tirana humbte një ndeshje në vit. Nuk e kam menduar kurrë që gjashtë vite rresht, Partizani do ta dominonte Tiranën”, tha Hoxha për dy klubet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kukësi reagon për tërheqjen e Safet Gjicit: Mbetet president nderi, ja kush do e drejtojë tani klubin

Publikuar

-

Nga

Deklarata e sotme e Safet Gjicit se nuk është më pjesë e strukturave drejtuese të klubit verilindor, ka krijuar jo pak dyshime mbi atë që tashmë është zyrtarisht drejtuesi i ri i klubit. Dilemat janë zgjidhur nga verilindorët, të cilët nëpërmjet një deklarate, vetëm kanë sqaruar se tashmë Safet Gjici ishte vetëm një “president nderi”. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Orges Shehi jep gjen zgjidhjen: Ja çfarë duhet të bëjnë ekipet e Superligës në këtë merkato janari

Publikuar

-

Nga

I ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus”, të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, ish-trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, foli në lidhje me lëvizjet që kanë bërë klubet e Superiores në merkaton e janarit, duke u shprehur: “Klubet në janar nuk mund të gjejnë lojtar cilësor. Ndonjë klub i mirë, mund ta […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Fitore e vuajtur për Barcelonën, goli i Messit duhet shijuar disa herë

Publikuar

-

Barcelona mori një fitore të vujatur 1-0 ndaj Granada-s në “Camp Nou”, për javën e 20-të të La Ligës. Quique Setien e nis kështu me këmbë të mbarë aventurën te katalanasit. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 75′, pas një aksioni perfekt të katalanasve dhe finalizimit të bukur të Leo Messit. […]

LEXO TE PLOTE