Connect with Us

E bujshme/ Interi prenoton dy futbollistët shqiptarë për merkaton

Seria A

E bujshme/ Interi prenoton dy futbollistët shqiptarë për merkaton

Publikuar

-

Pasditen e djeshme në selinë e Interit është zhvilluar një takim merkatoje mes drejtuesve zikaltër dhe Mauricio Setit, presidentit të Veronës.

Një takim, siç raportojnë mediat italiane, ku është folur për disa asete të klubit verdheblu, që kanë përfunduar në radarët interistë gjatë kohëve të fundit. U fol mbi të gjitha për Sofian Amrabat, i cili do transferohet nga Bryzhi pas huazimit për 3,5 milionë euro dhe do shitet për asgjë më pak se 15. Për lojtarin me vitlindje 1996, duhet regjistruar edhe interesimi i Napolit. Megjithatë, në takim u diskutua jo vetëm marokeni, por edhe për Marash Kumbullën dhe Amir Rrahmanin.

TAKIMI – Kumbulla është kthyer në objektivin e shumë skuadrave në kampionatin italian, teksa me paraqitjet e tij ka bërë që të kthehet në protagonist absolut, duke luajtur në çdo ndeshje të mundshme si edhe duke shënuar një gol. Së bashku me Rrahmanin kanë formuar një mbrojtje që ishte ndër më të mirat në Itali, por një dëmtim e la jashtë disa javë Kumbullën. Ndërkohë, “Gianluca Di Marzio” raporton se në Milano ka pasur një takim kokë më kokë mes presidentit të Veronës, Seti, dhe krerëve të Interit.

Zikaltrit kanë prioritet 3 futbollistë nga skuadra e Veronës dhe fillimisht është marokeni Amrabat ai që po spikat dhe për të cilin ka interesim edhe nga të tjera skuadra. Verona kërkon 15 milionë euro për shërbimet e tij. Në tavolinë, edhe emrat e dy mbrojtësve shqiptarë. Kumbulla dhe Rrahmani duket se janë kthyer në objektiv për klubin zikaltër, që në vitet e fundit ka investuar jo pak në futbollistët e rinj në moshë. Me Rrahmanin dhe Kumbullën, drejtuesit shp-resojnë që të bëjnë dy goditje që mund të rezultojnë si Milan Skriniar, i afruar pa bujë nga Sampdoria, por që tani është kthyer në më të rëndësishmin.

PAGAT – Kumbulla është një nga talentet që ka spikatur më shumë te Verona në këtë sezon, por nëse në fushën e blertë ai ka shkëlqyer, paratë që fiton nga kontrata me Veronën numërohen lehtësisht, pasi shqiptari 19-vjeçar është lojtari më pak i paguar te Verona.

Mediat italiane që qëndrojnë shumë afër klubi veronez kanë publikuar pagat e futbollistëve të Hellas ku spikat pikërisht Kumbulla, i cili është lojtari më pak i paguar me vetëm 2 mijë euro në javë dhe diçka më shumë se 8 mijë euro në muaj, për një total vjetor rreth 100 mijë euro. Ndryshe nga Kumbulla, Rrahamani paguhet disa herë më shumë pasi merr 7 mijë e 500 euro në javë dhe rreth diçka më shumë se 30 mijë euro në muaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Ja si reagon Thomas Strakosha kur sheh njerëz që thyejnë karantinën

Publikuar

-

Nga

Të qendruarit në shtëpi duket se është e vetmja armë me të cilën njerëzimi mund të luftojë koronavirusin Por, kjo strategji, Thomas Strakoshës, nuk i pëlqen aspak por ska zgjidhje tjeter. Gardiani i Lazios gjendet i izoluar në Romë, ndërsa reagimin e tij për ata që thyejnë karantinën e bën të ditur me anë të […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Igli Tare bën gati super goditjen, pranë akordin me yllin e Milanit

Publikuar

-

Nga

Lacio po mendon të përforcohet me mbrojtësin dhe kapitenin e Milanit Alesio Romanjoli. Sipas mediave italiane, drejtuesit  e “Djallit” po mendojnë të nisin fushatën e reduktimit të pagave për skuadrën dhe nuk bën përjashtim nga kjo nismë dhe Romanjoli. Mendohet se paga e lojtarit do të zbresë nga 3.5 milionë euro në sezon në 2 […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Fiorentina ëndërron një mbrojtje me shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Mbrojtja e Fiorentinës është për t’u rindërtuar dhe drejtuesit vjollcë kanë vendosur në qendër të objektivit të tyre talentin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Sipas asaj që raporton “fiorentinanews.com”, lojtari shqiptar i Veronës shihet si më i duhuri për qendrën e mbrojtjes, duke formuar një dyshe me serbin Nikola Milenkoviç. “Presidenti i Fiorentinës, Roko Komisso […]

LEXO TE PLOTE