Connect with Us

Halili piketon dy trajnerë të huaj për stolin, Pakult dhe ish-trajneri i Skënderbeut mund të vijnë te Tirana

Sport

Halili piketon dy trajnerë të huaj për stolin, Pakult dhe ish-trajneri i Skënderbeut mund të vijnë te Tirana

Publikuar

-

Peter Pakult dhe Andrea Agostineli janë dy trajnerë të huaj që kanë dëshirë të marrin drejtimin e Tiranës. Ish-trajneri i Kukësit dhe ai i Partizanit janë dy nga kandidatët që i janë ofruar Refik Halilit këto ditë.

Austriaku Pakult, i cili është padyshim një emër i madh, pasi ka drejtuar skuadra të njohura austriake dhe gjermane, shihet si një kandidat potencial për stolin bardheblu. Në Shqipëri ka drejtuar për gjashtë muaj Kukësin dhe në 2018, pas ndeshjes së parë në Europë, u largua nga verilindorët.

Është një dorë e fortë për skuadrën bardheblu, që do një reformim rrënjësor si në emra dhe në lojë. Emri i austriakut është në tavolinën e Halilit. Tani është pa ekip, pasi është larguar edhe nga Titogradi.

Një tjetër i huaj që kërkon lavdi te bardheblutë quhet Andrea Agostineli. Ka drejtuar Partizanin dhe Skënderbeun në vitin 2016, por pa bërë ndonjë gjë të madhe. Në karrierë ka qenë trajner në shumë ekipe italiane, por prej largimit nga Shqipëria, është pa punë. Shihet si një tjetër kandidat potencial për bardheblutë.

Me sa është kuptuar, Halili po kërkon trajner të huaj, ndonëse problem është shifra e madhe që duhet të shpenzohet për ta. Dihet që dëshira e madhe është Ilir Daja, për momentin i pakapshëm.

Në lojë për të marrë Tiranën janë edhe Gugash Magani, Mirel Josa e ndonjë emër tjetër i futbollit shqiptar. Pas ndeshjes derbi, pritet që KF Tirana të bëjë publikë emrin e pasuesit të Julian Ahmatajt.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Zbulohet debati, futbollistët e Barçës kapen keq mes tyre

Publikuar

-

Situata te Barcelona nuk është aspak e qetë. Mediet spanjolle kanë zbuluar se pas përfundimit të pjesës së parë ndaj Valencias ka patur një bisedim të zjarrtë mes lojtarëve. Ata e kanë kuptuar se skuadra e tyre nuk po shkonte mirë dhe kanë patur kritika ndaj njëri-tjetrit. Një nga lojtarët ka folur ashpër, pavarësisht se […]

LEXO TE PLOTE

Sport

E mbani mend Demten e Skënderbeut? Nuk do e besoni ku ka firmosur sot

Publikuar

-

Nga

Benejam Demte njihet nga të gjithë në futbollin shqiptar, për atë që ai tregoi me Skënderbeun në kompeticionet europiane Mesfushori nga Etiopia, luajti nga viti 2017 deri në 2019 me bardhekuqtë, me të cilët tregoi paraqitje shumë të mira. Para një viti lojtari u larua nga Skënderbeu për të kaluar te suedezët e Sirianska. Megjithatë […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video: Martinez shkund rrjetën, “gjyshi” i ri i zikaltërve direkt protagonist

Publikuar

-

Interi ka zhbllokuar rezultatin ndaj Cagliarit në minutën e 29′. Ekipi vendas shënoi me të zakonshmin Lautaro Martinez që mori një asist përfekt nga Ashley Young. Argjentinasi goditi fort me kokë dhe përshëndeti rrjetën. Kujtojmë se 35-vjeçari Young vetem këtë javë u zyrtarizua si lojtar i Interit dhe bëhet protagonist që në ndeshjen e parë.

LEXO TE PLOTE