Connect with Us

Rekord tifozësh për derbin e sotëm, Ja sa bileta janë shitur deri tani për derbin Partizani-Tirana

Sport

Rekord tifozësh për derbin e sotëm, Ja sa bileta janë shitur deri tani për derbin Partizani-Tirana

Publikuar

-

Një stadium plot! Të paktën kështu janë shenjat pak orë para derbit Partizani-Tirana. Drejtuesit e Partizanit, kur duheshin edhe 24 orë nga sfida e sotme, konfirmuan se deri të enjten në mbrëmje ishin shitur 17500 bileta, apo 80 për qind e kapacitetit të stadiumit, çka është premisë e madhe që sot stadiumi do të jetë i gjithi i shitur.

Edhe pse dukej e pabesueshme, në mbrëmje, të kuqtë reaguan me një postim në rrjetet sociale, duke konfirmuar shitjen masive të biletave për takimin e sotëm. “Klubi njofton se vazhdon të ketë një interesim të jashtëzakonshëm për derbin Partizani – Tirana, i cili luhet sot në ‘Air Albania Stadium’, ora 19:00. 17500 është numri i biletave të shitura përgjatë ditës së sotme (djeshme). Ju kujtojmë se biletat do të mund t’i siguroni edhe përgjatë ditës së premte e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikave të shitjes, në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, në dyqanin zyrtar të FSHF ‘Macron’, pranë Ambasadës Amerikane, si edhe pranë dyqanit ‘Joma’ Sponsori Teknik i skuadrës, i pozicionuar pranë Godinës ETC te ‘Rruga e Elbasanit’”, shkruanin të kuqtë.

Biletat kanë dalë të mërkurën pasdite në shitje, por edhe pse ndeshja do luhet në “Air Albania” që ka një kapacitet të madh, dje tifozët prisnin në radhë për të blerë një biletë në çdo pikë shitjeje. “Panorama Sport” mësoi dje se biletat në tribunën e katit të parë pas fushe ishin ezauruar për tifozët e Tiranës dhe tashmë te biletaria, tifozëve bardheblu u kërkohej që të blinin bileta në tribunën e katit të parë, në sektorët e Partizanit. Kjo ndodhte, sepse si fillim duhet të ezaurohen biletat e katit të parë dhe më pas të hapet kati i dytë. Gjithsesi, ky problem është kapur shpejt dhe klubet kanë riparuar dëmet për këtë ngatërresë që mund të ishte fatale për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Kapaciteti i stadiumit është 22 mijë vende dhe te klubi Partizani besonin se të gjitha biletat do të shiteshin, deri në nisje të takimit. Po kështu, janë ezauruar të gjitha biletat e sektorit bardheblu.

FUSHA – Derbi do të luhet në stadiumin e ri “Air Albania”, që do të presë për herë të parë një ndeshje të Kategorisë Superiore. Stadiumi dukej në gjendje të mirë, për të pritur ndeshjen e rëndësishme. Kujtojmë se kjo do të jetë sfida e dytë zyrtare, në këtë stadium, pas asaj që u luajt më 17 nëntor mes Shqipërisë dhe Francës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kukësi reagon për tërheqjen e Safet Gjicit: Mbetet president nderi, ja kush do e drejtojë tani klubin

Publikuar

-

Nga

Deklarata e sotme e Safet Gjicit se nuk është më pjesë e strukturave drejtuese të klubit verilindor, ka krijuar jo pak dyshime mbi atë që tashmë është zyrtarisht drejtuesi i ri i klubit. Dilemat janë zgjidhur nga verilindorët, të cilët nëpërmjet një deklarate, vetëm kanë sqaruar se tashmë Safet Gjici ishte vetëm një “president nderi”. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Orges Shehi jep gjen zgjidhjen: Ja çfarë duhet të bëjnë ekipet e Superligës në këtë merkato janari

Publikuar

-

Nga

I ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus”, të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, ish-trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, foli në lidhje me lëvizjet që kanë bërë klubet e Superiores në merkaton e janarit, duke u shprehur: “Klubet në janar nuk mund të gjejnë lojtar cilësor. Ndonjë klub i mirë, mund ta […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Fitore e vuajtur për Barcelonën, goli i Messit duhet shijuar disa herë

Publikuar

-

Barcelona mori një fitore të vujatur 1-0 ndaj Granada-s në “Camp Nou”, për javën e 20-të të La Ligës. Quique Setien e nis kështu me këmbë të mbarë aventurën te katalanasit. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 75′, pas një aksioni perfekt të katalanasve dhe finalizimit të bukur të Leo Messit. […]

LEXO TE PLOTE