Connect with Us

Trajneri i Vllaznisë kërcënon Skënderbeun: Në Korçë Vllaznia merr 3 pikët

Sport

Trajneri i Vllaznisë kërcënon Skënderbeun: Në Korçë Vllaznia merr 3 pikët

Publikuar

-

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, ka folur para ndeshjes së nesërme që ekipi i tij do të zhvillojë në transfertë ndaj Skënderbeut.

Jonuz shprehet se në Korçë shkon për fitore, ndërkohë që pranon se në radhët e lojtarëve të tij, ka entuziazëm për t’u kthyer me 3 pikë nga kjo transfertë.

SITUATA TE VLLAZNIA – Gjithçka është normale. Situata në ekip është krejt e mirë dhe nuk kemi asnjë dëmtim. Megjithatë, për më tepër do të shohim edhe seancën e sotme që është e fundit, për të konstatuar situatën e të gjithë futbollistëve. Në radhët e ekipit ka optimizëm dhe shpresoj t’ia dalim me sukses.

NDAJ SKËNDERBEUT – Kjo është një ndeshje tjetër dhe nuk ka asgjë të përbashkët me atë të fazës së parë. Kemi të bëjmë me një ndeshje të rëndësishme dhe njëkohësisht të vështirë. Këto dy takime kanë shumë ndryshime me njëri- tjetrin, por ajo që nuk ndryshon është se futbollistët e mi janë të inspiruar për të bërë më të mirën edhe këtë herë. Ne shkojmë vetëm për fitore.

FORMACIONI – Mënyra e lojës nuk do të ndryshojë, por në minutat e fundit, ndoshta ndryshojmë ndonjë lojtar në formacionin bazë. Megjithatë ende nuk e kam vendosur përfundimisht.

SHKODRANËT NË TRANSFERTË – Unë nuk do ta shikoja në këtë aspekt. E rëndësishme për Vllazninë është të grumbullojë sa më shumë pikë, pavarësisht faktit nëse luan në fushën e saj apo në transfertë. Për ne vlejnë pikët dhe ngjitja sa më lart në tabelën e klasifikimit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: