Sport
Laçi nuk di të ndalet, shkatërron edhe Luftëtarin

Ka përfunduar në këto momente me rezultatin 4-0 ndeshja mes Laçit dhe Luftëtarit , e vlefshme për xhiron e 15-të në Kategorinë Superiore.
Ekipi i Cungut e nisi që në fillim ndeshjen në sulm, teksa realizoi që në minutën e 16’ me Redon Xhixhën. Edhe pas golit të shënuar, kurbinasit tentonin përsëri të gjenin golin e dytë, të ciline gjetën në minutën e 43’, me të zakonshmin Nuabueze.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi përsëri më Laçin në sulm.
Ishte Teko, i cili realizoi vetëm 6 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, duke i çuar shifrat në 3-0.
Në minutën e 73’, mbrojtja e Luftëtarit bën një gafë të pafalshme, duke e dorëzuar topin te kundërshtarët, me Tekon i cili u gjet përballë portierit dhe nuk e kishte të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë, duke shënuar edhe të katërtin për ekipin e tij.
Pas kësaj ndeshje Laçi ngjitet në vendin e parë me 25 pikë, po aq sa Partizani, ndërsa Luftëtari në vendin e parafundit me 8 pikë.