Connect with Us

Moviola e derbit/ Enea Jorgji duhet të anulonte një gol gjatë ndeshjes Partizani-Tirana

Sport

Moviola e derbit/ Enea Jorgji duhet të anulonte një gol gjatë ndeshjes Partizani-Tirana

Publikuar

-

Nëse Kobinah nuk do të shënonte në fund, me siguri sot do të kishim shumë polemika për golin e Partizanit. Megjithatë, ashtu siç lojtarët gabojnë në fushë, edhe arbitrat nuk mund t’u shmangen momenteve kur në fraksion sekonde duhet që të marrin vendime të drejta. 

FSHF i kishte besuar kryendeshjen e javës së 15-të kryesorit me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji. Edhe anësorë ishin ndërkombëtarët Denis Rexha dhe Rejdi Avdo, ndërsa pas portave si arbitra të linjës Kridens Meta dhe Ardian Beqiri. I katërt ishte Dojando Myftari.

Jorgji zgjodhi të bënte një gjykim me stil anglez, duke i rënë sa më pak bilbilit dhe duke lejuar avantazhin sa herë bëhej fjalë për faulle të diskutueshme. Kjo e bëri edhe më të bukur ndeshjen, ndërkohë që rastet për moviolë nuk munguan, veçanërisht te goli i Partizanit.

10’ Romero godet, por Lika grushton. Topi mbetet në zonë dhe është Solomon që gjuan, por sërish portieri grushton dhe në tentativën e tretë, Bardhi e dërgon në rrjetë, duke barazuar 1-1. Pamjet filmike tregojnë se në momentin që topi është goditur nga Romero dhe më pas ka ardhur te Solomon pas grushtimit të portierit, sulmuesi është në pozicion të parregullt dhe loja duhet të ndalej.

Lojtari i fundit i Tiranës është Doka dhe dalja e tij e shpejtë nga zona në momentin kur goditi Romero, ka “mashtruar” anësorin Rejdi Avdo, i cili në këtë moment ka vazhduar lojën. Gjithsesi, në fund ky gol nuk ndikoi në rezultat, pasi Tirana fitoi.

59’ Trashi dhe Ngo përplasen me njëri-tjetrin dhe në një moment nisin të kacafyten. Jorgji e kalon këtë situatë me dy kartonë të verdhë për lojtarët, por mënyra si u kapën, ndoshta meritonin të dy të kuqin.

64’ Halili pengohet nga Bitri gjatë një kundërsulmi të Tiranës. Mbrojtësit i falet kartoni i dytë i verdhë, pasi mund të dilte me të kuq.

70’ Kobinah godet me bërryl Trashin, por Jorgji eviton të kuqin, duke ndëshkuar vetëm me të verdhë ganezin. Rast shumë i diskutueshëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: