Connect with Us

Mundi Skënderbeun në Korçë, Jonuz: Ja çfarë iu thashë lojtarëve në pushim të ndeshjes

Sport

Mundi Skënderbeun në Korçë, Jonuz: Ja çfarë iu thashë lojtarëve në pushim të ndeshjes

Publikuar

-

Vllaznia triumfoi në transfertë ndaj Skënderbeut, falë golit të realizuar nga Ndriçim Shtubina. Trajneri i skuadrës shkodrane, Mirsad Jonuz, foli pas ndeshjes për mikrofonin e emisionin “Gol pas Goli”, duke deklaruar:

FITORJA – Fitore tepër e rëndësishme. Luajtëm në mënyrë të mbyllur. Kemi bërë ndeshje të mira në shumë ndeshje. Skënderbeu ka 3 sulmues mjaft të mirë dhe nëse do iu linim hapësira ata bëheshin shumë të rrezikshme.

SKEMA – Lika dhe Shtubina janë shumë të zgjuar dhe me eksperiencë, ndaj i vendosa përpara. Në pjesën e parë kishim 2-3 shanse për të shënuar, edhe Skënderbeu kishte gjithashtu disa shanse për të shënuar. Në pushim iu kam thënë lojtarëve që ruani të paprekur portën, se do të kemi mundësinë tonë dhe do të shkojmë në shtëpi me 3 pika.

POZICIONI I MARKUT – Në Gjirokastër luajti Marku në të majtë, por sot luajti në të djathtë për të mbyllur kërcënimin e Bregut. Është një lojtar shumë i zgjuar dhe e ka bërë shumë mirë rolin e sotëm. Edhe Gligorovin gjithashtu e vendosa në mesfushë, ka po aq kualitet sa dhe Marku.

NDESHJET BRENDA – Është një problem psikologjik. Lojtarët e vuajnë faktin që luajnë në shtëpi, pjesa më e madhe kanë qenë te kjo skuadër kur ka rënë nga kategoria. Pak rëndësi ka për mua, nëse do të marrim më shumë pikë në transfertë apo në shtëpi. Tani do të ndeshemi me Kukësin, që është skuadra më e mirë në Shqipëri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: