Connect with Us

Plas te Partizani, Lerda pranë shkarkimit pas humbjes në derbi

Sport

Plas te Partizani, Lerda pranë shkarkimit pas humbjes në derbi

Publikuar

-

Humbja në derbi është e pranueshme, ndonëse te Partizani ishte harruar shija e disfatës. Por, besëtytnitë e kombinimit të datës 13 dhe ditës së premte duket se sollën ters te “demat”, të cilët mbrëmë u thyen pas gati 6 viteve nga Tirana.franko lerda

Për shumë arsye disfata është përjetuar keq në kampin e kuq, ku pas ndeshjes asnjë nga protagonistët e fushës nuk preferoi të fliste për mediat.

Për pjesën dërrmuese të opinionit, por edhe vetë pjesëtarëve të kuq, të cilët nuk preferonin të flisnin publikisht, humbja ishte gatuar para se të niste takimi.

Përzgjedhja e formacionit bazë, ku trajneri Lerda eksperimentoi si dhe më pas ndërrimet e bëra dhe ndryshimi i taktikës në fund, bënë që Partizani të gjunjëzohej pikërisht në premierën e stadiumit të ri.

Situata e zymtë që ka mbështjellë humbja në derbi mund të lërë pasoja për trajnerin Lerda, fati i të cilët është në fije të perit tashmë.

Ndonëse nuk u tha publikisht, nën zë u pranua se italiani po kalon orët e fundit në kryeqytetin shqiptar. Nëse pranohet që të drejtojë edhe këto dy ndeshje të mbetura për këtë vit, të cilat luhen brenda javës tjetër, gjasat janë që Lerda të mos kthehet te Partizani pas kremtimit të festave të fundvitit.

Fati i trajnerit italian ka qenë thuajse i paracaktuar që në fillim, pasi asnjë trajner i huaj nuk e ka mbyllur një sezon të plotë. Pas ndeshjes Lerda u largua me dy djemtë e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Cikalleshi shembullor, ja si i rrespekton rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ashtu si në çdo shtet tjetër ka mbërthyer edhe futbollin turk dhe të gjithë lojtarët do të duhet të stërviten në kushte shtëpie për të mbajtur trupin e tyre në formë dhe gati për një rifillim të mundshëm të kampionatit. Ditën e sotme bashkëshortja e kavajasit ka publikuar një video me momente nga stërvitja […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Batuta epike e Shametit: Ja përse koronavirusi nuk ka shkuar ende në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme u zbuluan edhe 15 raste të reja të njerëzve të prekur me koronavirus në vendin tonë, por ende një nga qytetet e paprekura është Gjirokastra. Në listën e vendeve ku Covid-19 ka arritur janë plot 17 qytete, por vendlindja e Ylli Shametit nuk është prekur ende. Arsyet mund të jenë shumë, por […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mbetet pezull vetëm data e Superligës shqiptare, ja skenari më pozitiv i gjithë Europës

Publikuar

-

Nga

Shqipëria duket se po e vendos në kontroll disi gjendjen sa i përket Koronavirusit. Në dy ditët e fundit ka pasur një ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve, ndërsa fatmirësisht po dalin edhe shumë pacientë të shtruar nga spitali. Sipas asaj që vetë do të shprehte kryeministri Edi Rama, Shqipëria do të hap […]

LEXO TE PLOTE