Connect with Us

Juventusi bën detyrën, Milani ngec në shtëpi

Seria A

Juventusi bën detyrën, Milani ngec në shtëpi

Publikuar

-

Juventus ka mundur 3-1 Udinesen dhe ka rimarrë përkohësisht kreun e Serisë A, në pritje të ndeshjes që do të luhet në mbrëmje mes Fiorentinës dhe Interit.

Protagonisti i sfidës së luajtur në Allianz Stadium ka qenë Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar dy gola në minutën e 9-të dhe të 37-të, duke u bërë lojtari i vetëm në pesë kampionatet kryesore të Europës që ka shënuar 10 ose më shumë gola në 15 sezonet e fundit (nga 2005/06 deri më sot, duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet).

Goli i tretë i bardhezinjve është realizuar nga Leonardo Bonuçi në fundin e pjesës së parë, ndërsa goli i ngushëllimit për Udinesen është shënuar nga Pusseto në minutën e 94-t.

Milan nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Sassuolës, në takimin që përkoi edhe në 120 vjetorin e krijimit të klubit. Kuqezinjtë zhvilluan një takim mbi mesataren, por Leao ishte thjeshtë i pafat, ku në dy tentativat e tij u ndal vetëm nga shtylla.

Pas kësaj pike, të besuarit e Stefano Piolit qëndrojnë në vendin e 10-të me 21 pikë, teksa Sassuolo mbetet në vendin e 13-të me 16 pikë. Atalanta rikthehet me këmbë në tokë.

Pas kualifikimit historik në raundin e 1/16-ave të UEFA Champions League, bergamaskët zhgënjyen në kampionat, duke u mposhtur nga Bologna me dhjetë lojtarë. Në “Dall’Ara” u zhvilluar 90 minuta mjaft emocionuese, me vendasit që morën 3 pikët pas golave të Palacio dhe Poli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Trajneri nuk e futi në lojë, yllin e Milanit e kap ankthi dhe përfundon në spital

Publikuar

-

Lënia në stol e sulmuesit brazilian Lucas Paqueta në ndeshjen që Milani fitoi 3-2 ndaj Udinese (fundjavën e kaluar) ka krijuar probleme shëndetësore të lojtari. Sipas “La Republica”, 22-vjeçari ka kaluar momente paniku dhe ankthi. Për këtë arsye, fillimisht ai është vizituar nga stafi mjekësor i Milanit, menjëherë pas ndeshjes, në mjediset e stadiumit “San […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Habit trajneri i Juventusit, komplimeton mamanë e yllit të Juventusit/ Ajo e ka bërë atë lojtar…

Publikuar

-

Juventusi fitoi mbrëmë 3-1 në “Allianz Stadium” ndaj Romës në çerekfinalen e Kupës së Italisë, duke kaluar në gjysmëfinale. Pas ndeshjes, trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, foli me lëvdata për Cristiano Ronaldon, autor i golit të parë mbrëmë ndaj verdhekuqve. Gjithashtu, Sarri nuk pranoi meritat për formën aktuale që po kalon ylli portugez, por i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Kupa e Italisë, Juventusi dhuron spektakël ndaj Romës

Publikuar

-

Nga

Juventusi ka mundur Romën 3-1 në çerekfinalet e Kupës së Italisë dhe ka kaluar në turin tjetër ku pret me qetësi fituesin e përballjes Milan-Torino. Juventusi kaloi në avantazh në këtë duel që në minutën e 26-të më anë të Kristiano Ronaldos, i cili pas një sprinti në krahun e majtë, lëshoi një gjuajtje të […]

LEXO TE PLOTE