Connect with Us

“Tradhti” merkatoje!/ Ish-presidenti kërkon t’i rrëmbejë Ibrahimovicin Milanit

Seria A

“Tradhti” merkatoje!/ Ish-presidenti kërkon t’i rrëmbejë Ibrahimovicin Milanit

Publikuar

-

Zlatan Ibrahimovic vijon të jetë futbollisti më i kërkuar në merkaton e lojtarëve.

Suedezit i skadon kontrata me Los Angeles Galaxy në fundin e këtij viti dhe shumë skuadra janë futur në bisedime me të. Ekipet italiane janë një hap përpara të tjerave, me Milanin që kuotohet edhe si favorite për të firmosur me 38-vjeçarin.

Megjithatë, befasia vjen nga një ish drejtues i “djallit. Bëhet fjalë për Adriano Gallianin, i cili kërkon ta transferojë te Monza në Seria C italiane. Drejtori sportiv i ekipit modest ka pohuar se ka nisur kontaktet me agjentin e lojtarit, Mino Raiola dhe flet me Zlatan çdo natë.

“Pasi Berlusconi më dha leje, unë i bëra ofertën [agjentit të Ibrahimovic] Mino Raiola. Ai më sugjeroi që të flisja direkt me Zlatan, me të cilin flas çdo natë. Nëse ai vendos të vij tek ne, Zlatan do të qëndrojë gjashtë muaj në Serie C. Pastaj vitin e ardhshëm shkojmë në Serie B dhe pas dy sezoneve jemi në Serie A,” tha Galliani për “Corriere dello Sport”.

Monza është në rrugën e duhur për promovimin në Seria B, teksa kryeson kategorinë pas 19 javësh dhe nënshkrimi i Ibrahimovic do të ishte një tjetër një surprizë e madhe.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Vështirë të rifillojë kampionati”, Etrit Berisha: Ju tregoj situatën në qytetin tim

Publikuar

-

Nga

Portieri i Kombëtares Etrit Berisha, ndodhet i izoluar prej disa javësh në Itali, për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Në një prononcim në “skype” nga shtëpia, për emisionin “Sport Total”, gardiani shqiptar ka folur për këtë situatë të jashtëzakonshme, duke iu bërë apel të gjithë shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi kjo e vetmja […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Italia në kaos/ Igali Tare nuk e ka problem, gati të heq dorë nga rroga

Publikuar

-

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka dhënë një intervistë për “Sport1”. Tema e parë kishte të bënte me shkurtimin e rrogave të futbollistëve përballë emergjencës aktuale. “Duhet ende ta mendojmë. Futbollistët tanë janë në kontakt mes tyre, por nuk kemi biseduar ende. Por, e mendoj dhe se shumë shpejt edhe ne drejtuesit dhe stafi […]

LEXO TE PLOTE