Connect with Us

Vërshojnë ofertat, dy ekipe kosoovare duan liderin e Kukësit

Sport

Vërshojnë ofertat, dy ekipe kosoovare duan liderin e Kukësit

Publikuar

-

Nis “gjuetia” e merkatos. Forma e mirë që Kukësi po kalon, ka bërë që klubet kosovare ta hedhin vështrimin te lojtarët e saj. Besar Musolli është në këtë listë.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Gjilani dhe Prishtina janë vënë në gjurmët e tij. Dhe nuk është hera e parë që e tentojnë, pasi kujtojmë se gjatë verës gjilanasit, të cilët drejtohen prej Gentjan Mezanit, i bënë një ofertë “faranoike” kapitenit. Asokohe ai e refuzonte, e megjithatë vazhdon të jetë e vlefshme edhe tani. Kapitenit i kanë hyrë miq për ta bindur, por nuk ka pranuar.

Të paktën deri tani, pasi situata edhe mund të ndryshojë. Kalimi i tij në Kosovë për pak sa nuk u konkretizua vitin e shkuar, kur verioret e larguan 30-vjeçarin sepse ishte i dëmtuar (më 30 nëntor 2018). Megjithatë, “divorci” zgjati deri më 3 dhjetor të të njëjtit vit, pasi klubi i thirri mendjes dhe bëri prapaktheu. Pas takimit me presidentin Safet Gjici, vendosën se mesfushori do të mbetet përgjithmonë futbollist i Kukësit.

Duhet thënë që Besar Musolli është kthyer në një legjendë në Kukës, pasi luan me këto ngjyra që prej ditës që ekipi u ngjit në Kategorinë Superiore. Duke parë rrjedhën e ngjarjeve, kosovarët duket se kanë pak shpresa për ta arritur. Tetë vite të kaluara te Kukësi e bëjnë shumë më shumë të vështirë “divorcin”.

E megjithatë, kontrata dhe lidhja shpirtërore që kapiteni ka me këtë ekip nuk u heq të drejtën kosovarëve që ta tentojnë. Ata po mundohen që ta joshin me financa. Gjilani ka si “bonus” faktin që garon për titull, ndërsa Prishtina po shfrytëzon pjesën që familja e lojtarit jeton në kryeqytet dhe kështu do të ketë mundësinë që të jetë pranë me ta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Zbulohet debati, futbollistët e Barçës kapen keq mes tyre

Publikuar

-

Situata te Barcelona nuk është aspak e qetë. Mediet spanjolle kanë zbuluar se pas përfundimit të pjesës së parë ndaj Valencias ka patur një bisedim të zjarrtë mes lojtarëve. Ata e kanë kuptuar se skuadra e tyre nuk po shkonte mirë dhe kanë patur kritika ndaj njëri-tjetrit. Një nga lojtarët ka folur ashpër, pavarësisht se […]

LEXO TE PLOTE

Sport

E mbani mend Demten e Skënderbeut? Nuk do e besoni ku ka firmosur sot

Publikuar

-

Nga

Benejam Demte njihet nga të gjithë në futbollin shqiptar, për atë që ai tregoi me Skënderbeun në kompeticionet europiane Mesfushori nga Etiopia, luajti nga viti 2017 deri në 2019 me bardhekuqtë, me të cilët tregoi paraqitje shumë të mira. Para një viti lojtari u larua nga Skënderbeu për të kaluar te suedezët e Sirianska. Megjithatë […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video: Martinez shkund rrjetën, “gjyshi” i ri i zikaltërve direkt protagonist

Publikuar

-

Interi ka zhbllokuar rezultatin ndaj Cagliarit në minutën e 29′. Ekipi vendas shënoi me të zakonshmin Lautaro Martinez që mori një asist përfekt nga Ashley Young. Argjentinasi goditi fort me kokë dhe përshëndeti rrjetën. Kujtojmë se 35-vjeçari Young vetem këtë javë u zyrtarizua si lojtar i Interit dhe bëhet protagonist që në ndeshjen e parë.

LEXO TE PLOTE