Connect with Us

Historia e rrallë e futbollistit që luajti dy ndeshje brenda një dite, me Bayernin dhe Uellsin

BundesLiga

Historia e rrallë e futbollistit që luajti dy ndeshje brenda një dite, me Bayernin dhe Uellsin

Publikuar

-

Shumë është folur për faktin se Liverpool është i detyruar të luajë dy herë në dy ditë: në Kupën e Ligës, të martën; dhe në Botërorin për Klube, të mërkurën. Megjithatë, në vitet 1980, skuadrat angleze luanin kaq shpejt thuajse rregullisht. Liverpool i luajti ndeshjet e ligës në dy ditë radhazi, më 1980, 1982, 1983 dhe 1986. Kjo ndodhi para se “Reds” të shijonin rehatinë e të pasurit një skuadër të madhe. Disa klube kanë luajtur madje në dy ditë rresht në epokën e Premier League. Tottenham, Crystal Palace, Norwich dhe Nottingham Forest i zhvilluan ndeshjet e kampionatit më 26 dhe 27 dhjetor 1994.

Ekipet që luajnë ndeshje në një hapësirë kaq të shkurtër kohe janë një gjë, por ekziston edhe version tjetër: i njëjti lojtar merr pjesë në dy ndeshje, gjatë së njëjtës ditë. Më 11 nëntor 1987, Mark Hughes e përmbushi këtë realitet të rrallë futbollistik. Nuk ishte sekret që Hughes kishte përjetuar një makth që prej transferimit të tij nga Manchester United te Barcelona, në verën e vitit 1986. Ndërsa kolegu i tij “firmëtar”, Gary Lineker, gjendej në fushë duke vrapuar, Hughes luftoi e vuajti në Spanjë për këtë. Stili i tij i të luajturit ishte i nënvlerësuar nga tifozët dhe media iberike. “Në pjesën më të madhe ishte një histori tmerri”, – shkroi Hughes në autobiografinë e tij.

Me fillimin e sezonit 1987-1988, ditët e tij te Barcelona nisën të numëroheshin mbrapsht. I parehatshëm te skuadra katalanase dhe i dëshpëruar për një rikthim te Manchester United, sulmuesi uellsian tentoi Mbretërinë e Bashkuar para prillit 1988. Kjo gjë do t’i kushtonte atij mijëra stërlina në formë taksash, pasi nuk kishte qëndruar jashtë vendit gjatë periudhës së plotë të përjashtimit nga tatimi. Dhe pastaj erdhi një rrugë shpëtimi. Një marrëveshje huazimi me Bayern Munich deri në fund të sezonit. Më në fund, Hughes “kishte shpëtuar nga torturat fizike dhe mendore të burgosjes së tij te Barcelona”, siç shkruante Clive White në “Times”.

Masa dukej ishte një përshtatje e përsosur. Hughes shënoi një gol dhe asistoi një tjetër në debutimin me bavarezët, kundër Bayer Uerdingen, të shtunën e 7 nëntorit 1987. Katër ditë më vonë, ai pati një shans tjetër për ta shlyer besimin e drejtuesve të klubit të njohur gjerman. Bayern Munich po luante kundër Borussia Mönchengladbach në Kupën e Gjermanisë. Menaxheri i përgjithshëm, Uli Hoeness, ishte i dëshpëruar që Hughes të spikaste në debutimin e tij. Asgjë e pazakontë në këtë, por pati një pengesë të vogël. Në të njëjtën ditë, kur ishte caktuar ndeshja e Bayernit, Hughes do të luante për Uellsin kundër Çekosllovakisë në Pragë, në një kualifikuese vendimtare për “Euro 1988”. Hoeness ishte i shqetësuar. “Brenda pak minutave, ai më kishte bërë dhjetëra thirrje telefonike, – shpjegon Hughes. – Avionë privatë, makina në gatishmëri ishin bërë gati që të më merrnin sa më shpejt, pas ndeshjes. Unë nuk mund të besoja se çfarë po ndodhte”. Pra, Hughes, i cili kishte luajtur vetëm tri ndeshje në dy muaj, të dyja me Uellsin, tani po përgatitej për dy ndeshje në të njëjtën ditë.

Një fitore do ta dërgonte Uellsin në finalet e “Euro 1988”, por për fat të keq për Hughes, të tijtë humbën 2-0 në Pragë. Ai nuk kishte shumë kohë që të mendonte për situatën, kur u kthye në dhomën e zhveshjes. “Hoeness u sigurua për këtë, – shkroi Hughes. – Taksia ishte duke më pritur, që të më dërgonte direkt në aeroport. Mbaj mend, ishte një… Lada. Nuk po bëj shaka. Deri në aeroport udhëtuam me 30 km/orë, ishte një rrugë fshati, por m’u duk sikur po sfidonim rekordin e shpejtësisë së tokës. Pas çekimit, mora një avion privat për në Mynih dhe atje më priste Hoeness. Me “Porsche” e tij më rrëmbeu e direkt në stadiumin olimpik”.

Dy orë më parë, Hughes kishte luajtur për kombëtaren e tij në Çekosllovaki. Tani, ndërsa filloi pjesa e dytë e ndeshjes së Kupës së Gjermanisë, ai po prekte një fushë tjetër, brenda së njëjtës ditë. Kësaj here me fanellën e Bayernit. “Hoeness me dashje nuk i kishte thënë asnjërit prej lojtarëve, zyrtarëve apo tifozëve për skemën e tij sekrete, – kujton Hughes. – Kështu, unë u kontrabandova në stadium dhe u mbajta i fshehur lart, derisa skuadra të kishte dalë jashtë për gjysmën e dytë të ndeshjes. Ai donte ndikimin maksimal psikologjik dhe ai e mori atë”. Para se Hughes të futej në fushë, Gunter Thiele i dha Borussia Mönchengladbach epërsinë në rezultat. “Ishte koha për një nga zëvendësimet më befasuese në historinë e futbollit. Askush nuk mund ta besonte. Unë duhej të isha qindra milje larg, në Pragë. Nuk ishte e mundur. Askush nuk ishte më i tronditur se lojtarët e Borussia”, – kujton ish-ylli i Uellsit.

Lothar Matthäus barazoi rezultatin dhe Hughes pothuajse e kompletoi “përrallën” e bukur, duke shënuar më vonë. Loja shkoi në kohën shtesë, kur u shënuan dy gola nga Michael Rummenigge, duke i dhënë Bayernit fitoren 3-2. Hughes kishte qenë në skuadrën humbëse për Uellsin, më herët, gjatë ditës, por u ndje shumë më mirë, kur u largua nga tapeti i blertë në Mynih si triumfator. “Është mirë që egoja të lëmohet herë pas here, veçanërisht pas përvojave të mia të fundit, – tha ai. – Një ushtrim i veçantë, që me siguri i bëri mirë zemrës time. Të konsiderosh se çdo klub do të bënte sakrifica të tilla për një lojtar të vetëm më duket mjaft tronditëse. Kjo nuk shënjoi vetëm ditën time më të veçantë të jetës, por përcaktoi tërë sezonin. Madje, pothuajse më bindi të qëndroja edhe për dy vite të tjera në Mynih”.

* Marrë te Teelsport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

VIDEO/ Stërvitje e veçantë për Tomas Myler, e ndjek nga mbrapa një … kalë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Tomas Myler është mjaft i njohur për tipin e tij mjaft sportiv, teksa herë pas here poston foto dhe video të shumta gallatë dhe që bëjnë ta duan më shumë fansat. Vetëm pak ditë më parë klubi i Bajernit i rinovoi kontratën deri në vitin 2023 Mylerit, i cili është […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Ndoshta mund të rikthehem”, ish-futbollisti i Bayernit pendohet që u largua

Publikuar

-

Nga

Vetëm një vit pasi vendosi të varë këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Arjen Roben nuk është i bindur krejtësisht për zgjedhjen e bërë dhe po shqyrton mundësinë të rikthehet në fushën e blertë. Holandezi u largua nga futbolli në fund të sezonit të kaluar, pas një karrierë 10 vjeçare me Bajernin, si […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Ministria e Punës në Gjermani: Të luhet futboll me maskë, ndalet loja nëse bie në tokë

Publikuar

-

Nga

Gjermania është vendi i cili e ka marrë me seriozisht idenë e kthimit në fushën e lojës për të mbyllur kampionatet profesioniste në vend. Skuadrat në Gjermani prej javësh janë stërvitur individualisht e tani edhe në grup, pasi synimi është që të zbresin në fushë më 9 maj. Por shteti po tregohet shumë i kujdesshëm […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: