Connect with Us

Nuk luan prej dy vitesh: Mos i ndodhtë askujt kjo që më ndodhi mua, ja kur rikthehem në fushë

Sport

Nuk luan prej dy vitesh: Mos i ndodhtë askujt kjo që më ndodhi mua, ja kur rikthehem në fushë

Publikuar

-

Bajram Jashanica po kalonte momentet më të mira në karrierën e tij, duke shkëlqyer me Skënderbeun e Korçës dhe me Përfaqësuesen e Kosovës. Forma e tij e jashtëzakonshme kishte rënë në sy edhe te shumë klubeve evropiane, por gjithçka, sikur në një ëndërr të keqe, u ndërpre në gjysmë.

U ndërpre në gjysmë një rrugë e nisur që në fëmijëri me ëndrrën e madhe për të arritur në futbollin evropian. Jashanica rezultoi pozitiv në testin anti-doping pas ndeshjes së Skënderbeut kundër Young Boys në Ligën e Evropës. Edhe pse mbrojtësi kosovar shpresonte në një dënim minimal, ishte bërë e ditur që ai do të jetë jashtë fushës së blertë deri në shkurt të vitit 2020.

Bajram Jashanica në qershor të vitit 2018 ishte njohur me verdiktin përfundimtar të UEFA-s.

Periudha pa futboll ka qenë shumë e rëndë për “Jashkin”. Në një intervistë për gazetën “Zëri” lojtari, që luan si qendërmbrojtës dhe që është zhvilluar në futbollin e Kosovës duke i fituar të gjithë titujt e mundshëm me Hysin, rrëfehet gjerë e gjatë. “Pjesa më e errët në karrierën time ka qenë kjo periudhë dyvjeçare. Lutem që asnjëherë asnjë lojtari të mos i ndodhë një gjë e tillë. Një pakujdesi e tillë mund ta ndryshojë karrierën dhe jam ndier shumë keq. Ka qenë shumë e vështirë kjo periudhë për mua dhe me këtë rast dua ta falënderoj shumë bashkëshorten time, që gjithmonë më ka mbështetur dhe më ka qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë. Të mos luash për dy vjet është shumë e vështirë. Në shkurt të vitit 2020 e përfundoj dënimin, ka mbetur edhe pak kohë”, nis bisedën për gazetën “Zëri” Bajram Jashanica.

Futbollisti i lindur e i rritur arave të futbollit kosovar në kohën sa shteti ynë nuk ka qenë i pranuar në FIFA e në UEFA nuk ka ndërmend që asnjëherë të dorëzohet. Ëndrra vazhdon, madje ai shpreson se do të rikthehet edhe më i fortë. “Ka qenë një periudhë ku po kaloja formën më të mirë me Skënderbeun dhe me Kosovën. Besoj se e kam dhënë më të mirën dhe jam munduar të përmirësohem në çdo ndeshje, pasi një lojtar profesionist duhet të ketë vazhdimësi në formën e tij. Ishte periudhë kur po bëhesha gati të transferohesha jashtë vendit, por ndodhi ajo që ndodhi, derisa më pas ka qenë periudha e errët për mua. Për fat të keq më ndodhi mua, por ata që më njohin mua e dinë se unë nuk dorëzohem lehtë, e kam një karakter të fortë dhe jam munduar që ta kaloj këtë periudhë, pasi kam menduar se mundem që edhe një herë të rikthehem, ndoshta edhe më i fortë”, vazhdoi Bajram Jashanica.

Në pyetjen se a vlerëson që vendimi ka qenë i padrejtë, Jashanica deklaroi: “Jo, unë e respektoj vendimin, por normalisht do të kisha shumë dëshirë të jetë një suspendim më i vogël, mirëpo unë e kam respektuar vendimin e UEFA-s dhe vazhdoj ta respektoj për gjithçka. Normalisht se UEFA i ka rregulla e veta dhe ne do të duhej të ishim më të kujdesshëm në ato momente, por sërish po e përsëris se fati i keq më ka përcjellë”.

29-vjeçari Bajram Jashanica është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës që nga koha e përzgjedhësit Albert Bunjaki.

Jashanica nuk po mund të ndahet nga Kosova, edhe pse nuk po mund të kontribuojë në fushë. “I kam shikuar ndeshjet e Kosovës dhe futbollistët e kanë bërë një punë të mirë, normalisht edhe stafi, edhe trajnerët dhe të gjithë ata që japin kontribut. Jam shumë krenar me Kosovën dhe me pak më shumë fat Kosova do të kualifikohej direk në Kampionatin Evropian. Edhe nga Liga e Kombeve kemi mundësi të kualifikohemi, edhe pse ndaj Maqedonisë Veriore do të jetë shumë vështirë, por unë kam besim se do të fitojmë. Kryesorja është që e kemi një ekip të mirë”, vlerësoi Bajram Jashanica për gazetën ‘Zëri’.

Ish-mbrojtësi i disa skuadrave kosovare thotë se te Kosova nuk e kanë harruar. “Gjatë kësaj kohe e kam takuar presidentin (Agim Ademi), trajnerin (Bernard Challandes) dhe shokët e ekipit. I kam vizituar gjatë tubimeve në hotelin ‘Emerald’. Imja është që të kthehem në formën më të mirë sa më shpejt, pastaj i mbetet trajnerit se a vendos të më grumbulloj ose jo. Normalisht se dëshira ime është të rikthehem sa më shpejt që ta jap kontributin tim. Sa herë që e vlerëson trajneri, unë jam gati”, përfundoi Bajram Jashanica./Zëri.info

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Shqipëria të marrë shembull, ja sa milionë euro jep Kosova për të shpëtuar futbollin pas COVID-19

Publikuar

-

Futbolli në vendin tonë dhe në Kosovë është shumë e lehtë të prekë fundin, pasi është vetëm pak mbi të. Koronavirusi është gati t’i japë të shtyrën finale për të sjellë kapitullimin, por në Kosovë duket se e duan futbollin dhe ndihmojnë për të mos e hedhur në tapet sportin e dashur të tyre. Ndryshe […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Cikalleshi shembullor, ja si i rrespekton rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ashtu si në çdo shtet tjetër ka mbërthyer edhe futbollin turk dhe të gjithë lojtarët do të duhet të stërviten në kushte shtëpie për të mbajtur trupin e tyre në formë dhe gati për një rifillim të mundshëm të kampionatit. Ditën e sotme bashkëshortja e kavajasit ka publikuar një video me momente nga stërvitja […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Batuta epike e Shametit: Ja përse koronavirusi nuk ka shkuar ende në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme u zbuluan edhe 15 raste të reja të njerëzve të prekur me koronavirus në vendin tonë, por ende një nga qytetet e paprekura është Gjirokastra. Në listën e vendeve ku Covid-19 ka arritur janë plot 17 qytete, por vendlindja e Ylli Shametit nuk është prekur ende. Arsyet mund të jenë shumë, por […]

LEXO TE PLOTE