Seria A
Tërbohet Igli Tare, ofendon ashpër kolegun e tij te Lazio

Igli Tare ka festuar i gëzuar dhe i inatosur njëkohësisht fitoren ndaj Kaljarit 1-2 në 5 minutat e fundit shtesë.
Ai ka zbritur në fushën e Kaljarit për të përshëndetur ekipin, por nuk i ka mbajtur dot nervat në momentin kur njëri prej pjesëtarëve të stafit teknik bardhekaltër i kërkoi të mos qëndronte në fushë duke parë acarimin e tifozëve vendas me gjykimin.
Tare i është kthyer duke shfryrë: “Mos më çaj trapin!”
Jo pak herë, Tare ka zbritur në fushë në disa prej ndeshjeve të Lacios ku ka debatuar me arbitrat për gjykimin.
Këtë herë, edhe kur gëzimi ka qenë tërësisht i ligjshëm për të festuar 3 pikët e çmuara, Tare nuk ka mundur dot të mos e fshehë inatin.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania