Connect with Us

E bujshme/ Një jetë te Tirana, Kukësi është gati të rrëmbejë lojtarin bardheblu

Sport

E bujshme/ Një jetë te Tirana, Kukësi është gati të rrëmbejë lojtarin bardheblu

Publikuar

-

Presidenti Refik Halili, në daljen e tij të fundit pas derbit, ka paralajmëruar se do të ketë një reagim më të ashpër ndaj lojtarëve. Madje, edhe largime. Me të drejtë, numri një i klubit tha se nëse dikush në ekip nuk u përgjigjet kërkesave dhe pritshmërive, atëherë do të vendoset që të ketë largime nga Tirana.

Deklarata e tij, me të drejtë, mund të lexohet së pari si një mesazh për të zgjuar lojtarët dhe për t’i bërë ata që të reagojnë si duhet, të ngrihen mbi pritshmëritë e ekipit. Dhe, së dyti, duke dhënë sinjalin e qartë që në merkaton e janarit, Tirana do të bëjë edhe skarcime apo largime.

STRATEGJIA – Nga burime pranë skuadrës bardheblu, “Panorama Sport” ka mësuar prapaskenat se pritet që të ketë lëvizje në përfundim të këtyre dy takimeve. Kur bëhet fjalë për largime, jo të gjitha janë për skarcim, por edhe për raste të lojtarëve që kërkojnë më shumë hapësira.

Një i tillë është edhe kapiteni Erando Karabeci. Për zgjedhje të trajnerëve, mesfushori nuk është preferuar këtë edicion dhe gazeta ka mësuar se në adresë të tij ka një interesim të fortë nga skuadra e Kukësit. Skuadra verilindore mund të jetë një destinacion në vijim për karrierën e mesfushorit, i cili shihet si një përforcim i rëndësishëm. Konkurrenca e lartë në disa role ka bërë që njëri mes Torasës dhe Kalesë të jetë në listën e largimeve. Ky i fundit, pas derbit fantastik që ka bërë, ka pak gjasa të ikë, edhe për vetë faktin se është i pëlqyer nga klubi. Për brazilianin, konkurrenca e lartë duket se ia ka vështirësuar përshtatjen, ndaj një largim i mundshëm mund të shihet si zgjidhje. Shkëndija e Tetovës, me në krye Ernest Gjokën, ka shfaqur sirena të forta interesimi.

MBROJTJA – Gazeta mëson se skuadra është në kërkim të afrimit të dy qendërmbrojtësve. Puna ka nisur dhe do të intensifikohet gjatë ditëve të merkatos, duke qenë se prapavija ka qenë një pikë nevralgjike në vitet e fundit. Eni Imami është gjithashtu një prej futbollistëve që ka gjetur pak hapësira, gjë që e shtyn edhe atë që të kërkojë një tjetër destinacion. Së fundmi, në linjën e djathtë të mbrojtjes, klubi në merkaton e verës e shtoi konkurrencën, teksa pas Albi Dokës dhe Kërçikut, u afrua edhe Kristi Vangjeli. Mes këtyre të dyve, duket se është zgjedhur të ketë prioritet mbrojtësi korçar. Kërçiku, në kërkim të hapësirës së munguar në ekip, mund edhe të kërkojë zgjidhje tjetër pas janarit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: