Connect with Us

Kukësi ka nisur shkëputjen, habit Shpëtim Duro: Rivali më i vështirë është Bylisi

Sport

Kukësi ka nisur shkëputjen, habit Shpëtim Duro: Rivali më i vështirë është Bylisi

Publikuar

-

Kukësi arriti të merrte fitoren e katërt radhazi duke mundur me rezultatin 1-2 Vllazninë. Në një prononcim për “Supersport”, trajneri Shpëtim Duro u shpreh se Kukësi e ka merituar fitoren duke shtuar se ishte një ndeshje më e lehtë nga sa pritej.

“Fitorja? Ka qenë një fitore shumë e rëndësishme ndaj një skuadër kompakte dhe të organizuar. Kjo e shton vështirësinë dhe e prisja ndeshjen më të vështirë por duke iu referuar lojës, duhet zgjidhur më shpejt. Një gol krijoi tension dhe mund të rrezikohet fitorja.

Rastet e shumta? Pavarësisht se Vllaznia shënoi nuk ka rrezikuar. Kishte 4-5 situata për të shënuar dhe skuadra sot ka luajtur shumë mirë. Duhet ta kishim mbyllur dhe të ecnim më të sigurt por edhe kjo lojë me tension deri në fund ka kënaqësinë e saj.

Kukës i brishtë? Ne kemi shumë ndeshje që luajmë mirë sepse është ajo që skuadra po vjen e plotë si asnjë herë tjetër. Kondicioni fizik ka ardhur. Më prishi punë Musolli por edhe dëmtimi i Limajt. Po luajnë mirë dhe Et’hemi ka qenë shumë pozitiv sot.

Karabeci? Unë e vendos se kush vjen. Këtu është problemi se kam parë shumë emra por jemi skuadër e kompletuar. Nuk dua shumë lëvizje, 1-2-3. Nuk kam nevojë për më shumë. Ka konkurrencë por do të shohim në fund se çfarë do të bëjmë.

Skuadra më e fortë pas Kukësit? Për mendimin tim është ajo që është në vendin e dytë. Bylisi!

Vllaznia ka dy mbrojtës shtatlartë. Et’hemi, Rroca kaluan para dhe u tërhoq Vasili. Abazaj dhe Gavazaj funksionuan. Kishim mundësi të tjera dhe funksionoi gjithçka. Zëvendësimet sigurisht që dalja e Limajt ishte i detyruar. Kalova me 3 në qendër dhe Lulaj është shumë taktik. Kudo që e aktivizoj, është lojtar që përshtatet mirë me skuadrën. Me përjashtim të golit, nuk kemi pasur asnjë situatë rreziku. Edhe Musta ishte i dëmtuar ndërsa Shkurtaj ishte për t’i dhënë mundësi Dakut”, tha Duro.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE