Connect with Us

Përfundon El Clasico/ Spektakël, polemika pa fund, mungon goli

La Liga

Përfundon El Clasico/ Spektakël, polemika pa fund, mungon goli

Publikuar

-

El Clasico e parë e këtij sezoni mes Barcelonës dhe Realit ka përfunduar në barazim të bardhë. Një super ndeshje në “Camp Nou” nga minuta e parë deri në fund, raste nga të dyja ekipet, polemika të mëdha nga madrilenët që pretenduan të paktën për dy penallti, në fund ndeshja u mbyll me porta të paprekura.

Në minutën e 18′, Lenglet ka ndërhyrë në zonë ndaj Varane me taka mbi gju dhe vetëm dy minuta më vonë, sërish ndaj Varane, kësaj here ishte Rakitic, që e ka tërhequr atë nga bluza duke e rrëzuar në fushë, por për arbitrin ishte çdo gjë “ok”.

Pique shpëtoi nga një gol i sigurt Barcelonën, duke larguar në momentin e fundit topin e goditur me kokë nga Casemiro. Në anën tjetër, Ramos bën të njëjtën gjë duke ndalur topin e Messit që po shkonte drejt rrjetës.

Në minutën e 64′, Messi shpërdoroi një mundësi të artë për të shënuar golin e avantazhit pak metra para portës kundërshtare, por mesa duket topi sot nuk dëshironte të hynte në rrjetë.

Real Madridi ka qenë më aktiv në kuadër të goditjeve drejtë portës, ku arriti edhe të shënojë një herë me Gareth Bale, gol i cili u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Të dyja ekipet vazhdojnë të kryesojnë La Ligën pas 17 javësh me nga 36 pikë. Më poshtu po ju sjellim statistikat e plota të El Clasicos së sotëm. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Lajm i keq, rikthimi i La Ligës duket i pamundur

Publikuar

-

Nga

Nëse Bundesliga po bëhet gati të kthehet në fushë, e Seria A shpreson që shumë shpejt të ketë dritën e gjelbër, në Spanjë nuk janë edhe aq të sigurt se mund të luajnë këtë sezon. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Ijia, ka shpjeguar se nuk mund të shprehet për momentin rreth kësaj teme, pasi futbolli nuk […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Qëndroi vetëm një vit, por ishte i pamëshirshëm për kundërshtarët/ Shijoni 47 golat e fenomenit me fanellën e Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Adhuruesit e vjetër të Barcelonës ende vazhdojnë ta kujtojnë me mall brazilianin Ronaldo. Legjenda braziliane qëndroi vetëm një vit në Camp Nou, kur Barcelona e transferoi në vitin 1996 nga PSV Eindhoven për 15 milionë euro. Por në vitin e tij të vetëm në kataluni, Ronaldo shkëlqeu duke treguar se është një nga sulmuesit më […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

La Liga pa tifozë deri në vitin 2021

Publikuar

-

Nga

Në pjesën më të madhe të Evropës skuadrat kanë filluar apo po mendojnë të rinisin stërvitjet, për t’u rikthyer në fushë dhe vazhdojnë pjesën e mbetur të sezonit. UEFA ka mbështetur idenë e rikthimit të futbollit, duke u kërkuar federatave që të përfundojnë sezonin të paktën deri në fund të korrikut, dhe muaji gusht të […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: