Connect with Us

Takaj: Nuk ka b*le njeri të më marrë trajnerin, edhe mua më pëlqen Messi, një shoku im e ka komshi

Sport

Takaj: Nuk ka b*le njeri të më marrë trajnerin, edhe mua më pëlqen Messi, një shoku im e ka komshi

Publikuar

-

Ardjan Takaj nuk e pengon trajnerin Ilir Daja të largohet në janar, por me një kusht që duhet ta plotësojnë patjetër klubet e interesuara për të. “Kushdo që e ndien veten i madh në Shqipëri, mund të vijë që nesër te Skënderbeu dhe të sjellë lekët. Unë nuk mund të prish punën time dhe të rregulloj punët e Tiranës. Dy pikë më shumë se ne kanë…”.

Është kjo përgjigjja që jep presidenti i klubit korçar pas zërave më të fundit që e shikojnë Dajën si trajnerin e ri të Tiranës, por gjithashtu edhe si kandidat potencial për t’u ulur në stolin e Partizanit. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Takaj sqaron disa çështje, ndërsa nuk lë pas thumbimet për rivalët.

Zoti Takaj, shumë zhurmë për Skënderbeun e pasjanarit, mbi të gjitha për një largim të mundshëm të trajnerit Daja. Çfarë po ndodh realisht?

Më vjen të qesh kur dëgjoj për prapaskena me trajnerin.

Pse?

Po pse, pa zot është Skënderbeu?!

Prandaj ju kontaktuam për të mësuar nga ju planin që keni, qoftë me trajnerin apo edhe lojtarët…

Të gjithë janë nën kontratë me Skënderbeun dhe nuk ka asnjë shans të largohen pa miratimin tim, duke filluar nga Daja i pari. Pastaj, nuk e di se kush i ka ato b… e mëdha që t’i marrë trajnerin Skënderbeut… Keni dëgjuar ndonjëherë në këto tetë vite ju që na ka marrë ndonjë klub trajnerin që kemi pasur në detyrë…?

Të flasim më konkretisht. Jeni në dijeni të një negociate mes Tiranës dhe trajnerit Daja, pasi edhe palët kanë konfirmuar një takim që kanë pasur pak javë më parë…

Me mua s’ka folur njeri. Sa i përket trajnerit, me sa di, ka biseduar për rrogat e prapambetura që i detyrohet Tirana, jo për bashkëpunim. E dini ju si bëhesh i fortë në futboll? Së pari, duhet të kesh lekë shumë. Më pas vjen këtu te ne dhe paguan një shifër që na trondit dhe bindemi që na duhen ata lekë. Në këtë mënyrë mund të marrësh kë të duash te Skënderbeu. Kështu funksionon futbolli, jo me shoqëri.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Dua të them që këtu ecin me idenë që “kam një shok unë dhe do marr Ilir Dajën apo Ilir Bozhiqin te Tirana”. Nuk funksionon futbolli me shoqëri. Cilido klub që e ndien veten i madh në Shqipëri, mund të vijë që nesër te Skënderbeu dhe të thotë: “Urdhëro, na lekët”. Në rast se mua më duhen ata lekë, i marr dhe bëj pazar për këdo që kam nën kontratë. Në të kundërt, askush nuk ikën dhe duhet të presë t’i mbarojë kontrata. Futbolli nuk është me llafe dhe ide që vijnë nga kafenetë për dëshira trajnerësh apo lojtarësh.

Gjithsesi, ju jeni i hapur për ofertat në drejtim të trajnerit…

Shikoni, edhe mua më pëlqen Mesi, madje kam një shok që e ka komshi dhe i ka thënë disa llafe të mira për Skënderbeun, por nuk e marr dot. Klubi i Skënderbeut është serioz dhe mirëpret çdo ofertë serioze. Në rast se del ndonjë i fortë, atëherë e mirëpresim, siç bëri Gent që na mori Olainkën, apo klubi hungarez që bleu Latifin. Në rast se është më i fortë se unë, sigurisht që do të bëjë diferencën.

Edhe Daja konsiderohet si lojtar, pasi derisa është pjesë e Skënderbeut me një kontratë profesionale, kështu do të funksionojë edhe për trajnerin. Unë nuk mund të prish punën time dhe të rregulloj punët e Tiranës, Partizanit, Kukësit apo Vllaznisë. Domethënë, kanë halle ata tashmë dhe do t’ua zgjidh unë… Pra, duhet të prish punët e mia dhe të rregulloj të të tjerëve. Pastaj, shikoni pak renditjen aktuale të Superiores.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE