BundesLiga
Askush tjetër si ai/ Lewandowski është lojtari i vetëm në Europë me këtë rekord

Bayerni mori një fitore të vështirë mbrëmë në transfertë ndaj Freburg, edhe pse rezultati 1-3 nuk tregon kështu. Një nga atuorët e golavë për bavarezët ishte edhe Robert Lewandowski, i cili vazhdon të jetë në super formë këtë sezon.
Polaku është lojtari i vetëm në Europë që ka shënuar 30 gola këtë sezon në të gjitha kompeticionet. Njëkohësisht, ai udhëheq listën e golashënuesve më të mirë këtë sezon në Bundesligë me 19 gola dhe Champions League 10 gola.
Polau u transferua te Bayern në vitin 2014 nga rivalët e Dortmundit, në 266 ndeshje në total me bavarezët ka shënuar 221 gola. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania