Connect with Us

E konfirmuar/ Ja futbollisti i parë që do të largohet nga Milani në merkaton e janarit

Seria A

E konfirmuar/ Ja futbollisti i parë që do të largohet nga Milani në merkaton e janarit

Publikuar

-

Në merkaton e janarit pritet që të ketë shumë lëvizje te Milani, si në dalje ashtu edhe në hyrje. Për sa i përket lojtarëve që do të afrohen, në kampin kuqezi po kërkohet me ngulm një sulmues, ndërsa në dalje, largimi i parë është konfirmuar.

Ka qenë vetë agjenti i Fabio Borinit, i cili është shprehur për “Radio Rossonera” se klienti i tij do të largohet nga “San Siro” në janar. Mbetet për t’u gjetur akordi me ekipin e ri, ku sipas gjasave destinacioni i ardhshëm do të jetë Anglia, me Borinin që ka luajtur dhe më parë me Sunderland.

“Në janar do të provojmë të gjejmë akord me ndonjë klub tjetër, ku Borini mund të luajë. Ku? Zgjedhjet nuk mungojnë, si nga Italia, por edhe nga Anglia. Milan? Absolutisht një eksperiencë pozitive”, është shprehur agjenti.

Ardhja e Stefano Piolit në krye të pankinës kuqezi, i ka mbyllur çdo derë “xholit” italian për të luajtur, pasi trajneri i ri nuk i ka dhënë thuajse asnjë minutë në kampionat. Kështu, largimi i parë nga Milani në janar do të jetë pikërisht Fabio Borini. /Telesport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: