Connect with Us

El Clasico nuk ka mbaruar akoma/ Reali bën kërkesën e çuditshme

La Liga

El Clasico nuk ka mbaruar akoma/ Reali bën kërkesën e çuditshme

Publikuar

-

Real Madrid nuk e ka kapërdirë lehtë barazimin 0-0 ndaj Barcelonës në “El Clasico”. Edhe pse luhej në fushën kundërshtare, madrilenët mendojnë se ishin superiorë ndaj katalanasve dhe vetëm vendimet e gjyqtarit dhe nga salla e VAR për të mos akorduar penallti në favor të tyre, i hoqën nga duart tri pikë.

Emisioni “Jugones” në “La Sexta” ka zbuluar se madrilenët nuk besojnë se janë gabime me mirëbesim ato që kanë bërë gjyqtarët në këtë ndeshje sa u përket dy penalltive që nuk u dhanë në favor të Varane i rrëzuar dy herë në zonë. Ndaj i kanë bërë një kërkesë zyrtare për sqarim Federatës Spanjolle të Futbollit.

“Reali i kërkon Federatës që ta lejojë të dëgjojë audiot e komunikimi të drejtpërdrejtë që arbitri Hernandez Hernandez zhvilloi me shefin e VAR, De Burgos Bengoeçea, në të dy rastet e penalltive të Varane në pjesën e parë”, u shpjegua gjatë emisionit.

Meqë në të kaluarën Komisioni i gjyqtarëve ka deklaruar se është transparent dhe nuk ka çfarë të fshehë, Reali do të kërkojë që të dëgjojë këtë audio. Një vit më parë, Velasko Karbajo bëri publike audion e diskutimit të penalltisë së Varane ndaj Suarez në “El Clasico” që u mbyll me shifrat 5-1 për katalanasit. /vipsport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Lajm i keq, rikthimi i La Ligës duket i pamundur

Publikuar

-

Nga

Nëse Bundesliga po bëhet gati të kthehet në fushë, e Seria A shpreson që shumë shpejt të ketë dritën e gjelbër, në Spanjë nuk janë edhe aq të sigurt se mund të luajnë këtë sezon. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Ijia, ka shpjeguar se nuk mund të shprehet për momentin rreth kësaj teme, pasi futbolli nuk […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Qëndroi vetëm një vit, por ishte i pamëshirshëm për kundërshtarët/ Shijoni 47 golat e fenomenit me fanellën e Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Adhuruesit e vjetër të Barcelonës ende vazhdojnë ta kujtojnë me mall brazilianin Ronaldo. Legjenda braziliane qëndroi vetëm një vit në Camp Nou, kur Barcelona e transferoi në vitin 1996 nga PSV Eindhoven për 15 milionë euro. Por në vitin e tij të vetëm në kataluni, Ronaldo shkëlqeu duke treguar se është një nga sulmuesit më […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

La Liga pa tifozë deri në vitin 2021

Publikuar

-

Nga

Në pjesën më të madhe të Evropës skuadrat kanë filluar apo po mendojnë të rinisin stërvitjet, për t’u rikthyer në fushë dhe vazhdojnë pjesën e mbetur të sezonit. UEFA ka mbështetur idenë e rikthimit të futbollit, duke u kërkuar federatave që të përfundojnë sezonin të paktën deri në fund të korrikut, dhe muaji gusht të […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: