BundesLiga
Neymar bën gati valixhet/ PSG gjen në Gjermani pasuesin e tij

Tashmë në Paris e dinë të gjithë që dëshira e Neymar është të largohet sa më parë prej tyre dhe kjo gjë mund të ndodhë që verën e ardhshme. Ndaj, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, ka filluar të marrë masat që tani.
Sipas “El Desmarque”, PSG ka piketuar dy emra si pasues të mundshëm të Neymar dhe që të dy luajnë në Bundesligë.
Njëri është 20-vjeçari i Leverkusen, Kai Havertz, vlera e të cilit llogaritet 80 milionë euro, ndërsa tjetri është Jadon Sancho i Dortmundit, vlera e të cilit llogaritet 100 milionë euro. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania