La Liga
Pas El Clasicos, vjen lajmi i madh për Messin dhe Barcelonën

Barcelona ka informuar Jorge Messsin të atin e Leos, se klubi dëshiron të hapë negociatat për të vazhduar kontratën me “Pleshtin”.
Kontrata aktuale e argjentinasit skadon në qershor të vitit 2021, por Messi mund të largohet nga Barcelona që në fund të këtij sezoni nëse dëshiron, pasi e tillë është klauzola mes palëve.
Messi ende nuk ka vendosur se në cilën skuadër do të mbyllë karrierën, por Barcelona mbetet opsioni i tij i parë. Në ditët në vijim pritet të ketë takim zyrtar mes agjentit të Messit, që është babai i tij dhe drejtuesve të lartë të Barcelonës. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania