Sport
Renditja e FIFA-s/ Ja kush është kombëtarja më e mirë për vitin 2019

Ditën e enjte u shpall klasifikimi përfundimtar i FIFA-s për vitin 2019 dhe Belgjika ashtu si edhe sezonin e kaluar u kurorëzua si skuadra përfaqësuese më e mirë e vitit, renditje ku bie në sy gjithashtu edhe progresi i bërë nga kombëtarja italiane, që tani pozicionohet në vendin e 13 në rruzull.
Për sa i përket klasifikimit të përgjithshëm botëror Belgjika ia doli ta mbyllë vitin në krye, me 1765 pikë, pra 32 pikë më tepër se sa Franca, ndërsa më pas në renditje me radhë vijojnë respektivisht Brazili, Anglia, Uruguaji, Kroacia, Portugalia, Spanja dhe Argjentina.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania