Connect with Us

Roma e papërmbajtshme, shtyp Fiorentinën

Seria A

Roma e papërmbajtshme, shtyp Fiorentinën

Publikuar

-

Humbja me Parmën e ka zgjuar Romën, që vijon ecurinë e rezultateve pozitive. Verdhekuqtë triumfuan sonte në transfertë kundër skuadrës së Fiorentinës, me rezultatin e thellë 1-4. 13 pikë në pesë takimet e fundit për skuadrën kryeqytetase të Italisë, që ushtron presion te Lazio dhe Interi që renditen në vendin e tretë dhe të dytë.

Skuadra e trajnerit Fonseca e zgjidhi ndeshje lehtë, pasi realizoi dy gola të shpejtë në pjesën e parë. Fillimisht ishte sulmuesi Edin Dzeko, i cili brenda zonës së skuadrës vjollcë nuk mund të falte dhe e ndëshkoi portierin Dragowski.

Polaku e pa veten të ndëshkohej edhe tre minuta më pas, kur serbi Aleksandar Kolarov gradoi të majtën e tij dhe me një goditje dënimi e dërgoi topin drejt e në rrjetë. Zero mundësi reagimi për portierin e skuadrës vendase.

Humori te Fiorentina u rregullua disi me golin e Badelj, që shënoi në minutën e 34-t. Me rezultatin e ngushtë 1-2 u mbyll fraksioni i parë i lojës dhe në të dytën të dyja ekipet tentuan të shënojnë golin që do t’i jepte rrjedhë tjetër ndeshjes.

Goli i radhës vonoi, por ishte në favor të Romës dhe praktikisht e mbylli ndeshjen. Mesfushori Lorenzo Pellegrini, me një gjuajtje në hyrje të zonës, shënoi në portën e Fiorentinës. Dorëzim total i ekipit vjollcë, që më pas pësoi edhe golin e katërt. Zaniolo përmbylli me sukses një kundërsulm dhe Roma ia doli të merrte pikët e plota me një fitore të thellë, me rezultatin 1-4.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: