Connect with Us

Tre humbje rradhazi, Takaj merr masa drastike për ekipin

Sport

Tre humbje rradhazi, Takaj merr masa drastike për ekipin

Publikuar

-

Skënderbeu nuk e ka kapërdirë humbjen e tretë radhazi në kampionat. Korçarët po zhyten gjithnjë e më shumë në renditje dhe me pikët e lëna në stadiumin “Gjirokastra”, situata është bërë e papërballueshme. Presidentit dhe trajnerit i është sosur durimi, aq sa në të njëjtën ditë janë detyruar që të zhvillojnë mbledhje dhe analiza për të “shkundur” ekipin.

MBLEDHJA 

Mungesat bëjnë të vetën, e megjithatë fakti që humbjet po pasojnë njëra-tjetrën, kanë filluar t’i trembin drejtuesit më të lartë të klubit. Diçka nuk po funksionon në Korçë, ndaj edhe Ardjan Takaj ka dashur që të marrë situatën nën kontroll. Ai ka mbledhur ekipin në ambientet e kompleksit “Tropical” (atje ku në fakt do të qëndrojnë deri të dielën, kur luhet ndeshja kundër verilindorëve). Fillimisht është munduar të kuptojë se çfarë po ndodh me lojtarët

Ndonëse ka qenë e vështirë që të mësojë diçka më tepër rreth asaj që ngjau në këtë “samit” mes Takajt dhe lojtarëve, gazeta “Panorama Sport” mundi të zbulojë se presidenti ka kërkuar kthesën e menjëhershme dhe jo vetëm në rezultate, por edhe në lojë. Edhe pse pas bojkotit e tha qartazi se nuk po mendon të marrë masa ndaj lojtarëve, një tjetër rezultat zhgënjyes do ta detyrojë Takajn që shkoj drejt penaliteteve.

ANALIZA 

Para se të niste seanca e orës 13:00, ekipi ka zhvilluar edhe një analizë të detajuar për humbjen. Mosimpenjimi i disa prej titullarëve shqetëson. Në klub prisnin të ishin pikërisht lojtarët që kanë më shumë përvojë që ta merrnin skuadrën për dore. Por e kundërta ka ndodhur, ndaj trajneri është detyruar që t’i “shkundë”.

Skënderbeu në javët e fundit shumë herë është lënë në baltë nga “senatorët”. Madje ndaj Luftëtarit kanë treguar shenja nervozizmi dhe mungesë qetësie. Për këtë arsye numri një i pankinës kërkon impenjim maksimal qoftë në seancat stërvitore, ashtu edhe në ndeshje./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: