Connect with Us

A e zgjodhi Evertonin prej parave?/ Ancelotti flet troç

Premier Liga

A e zgjodhi Evertonin prej parave?/ Ancelotti flet troç

Publikuar

-

Carlo Ancelotti u rikthye pas tetë vitesh në Premier League dhe firmosi një kontratë 4.5-vjeçare me Everton. Trajneri i njohur ndihet entuziast për nisjen e aventurës së re. Ky është ekipi i dhjetë në karrierën e italianit, i cili ka ambicie të mëdha.

60-vjeçari ka thënë fjalët e para si trajneri i ekipit nga Liverpool, teksa shpreson dhe beson të dërgojë Evertonin te fitimi i trofeve. Projekti i klubit e magjeps, teksa nuk i kursen fjalët e mira për Duncan Ferguson, skocezin që drejtoi ekipin në tre ndeshjet e fundit.

Everton është një klub i madh me një histori të pasur dhe tifozë pasionantë. Klubi ka një vizion të qartë për të ardhmen dhe dëshiron të fitojë trofe. Ky projekt më magjeps dhe jam entuziast që do të kem mundësi për të shndërruar në realitet këtë vizion. I kam parë ndeshjet e fundit dhe ekipi ka lojtarë të fortë, Ferguson ka merita të mëdha, jam i lumtur që do të jetë pjesë e stafit tim“, përfundon trajneri italian.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Çmenduri/ Neuer braktis Bayern-in, ja destinacioni i ri i super portierit

Publikuar

-

Ditët e fundit ka nisur shumë në media që të flitet për merkaton e verës, ku priten shumë lëvizje të bujshme. “Bild” ka publikuar një lajm të çmendur së fundmi, teksa raporton se Manuel Neuer do të largohet nga Bayern. Sipas prestigjiozes gjermane, portieri do të firmsoë me Chelsean në verë. Do të ishte padyshim […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Xherdan Shaqiri largohet nga Liverpooli, gati transferimi te gjigantët e Spanjës

Publikuar

-

Xherdan Shaqiri do të largohet në fund të sezonit nga Liverpool. Sulmuesi shqiptar nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e Jurgen Kloop e skuadra angleze është gati të heq dorë nga shërbimet e tij. Mediat angleze raportuan ditën e djeshme se Liverpool e ka marrë vendimin për lojtarin e do të nxirret në merkato. […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Juventusi zbraz arkën/ 110 milionë euro për yllin e Premier League

Publikuar

-

Juventus duket se e ka seriozisht dhe në merkaton e verës pritet që të jetë shumë aktiv. Emri më i përfolur është ai i Paul Pogba dhe bardhezinjtë kanë gati ofertën e parë. Sipas prestigjiozit francez “RMC Sport”, Juventus ka gati 110 milionë euro për të bindur Manchester United që të lirojë mesfushorin kampion Bote. […]

LEXO TE PLOTE