Connect with Us

Habit Duro: Nuk dua merkato, ky Skënderbe nuk është fare si ai…

Sport

Habit Duro: Nuk dua merkato, ky Skënderbe nuk është fare si ai…

Publikuar

-

Kukësi i Shpëtim Duro ka katër fitore radhazi dhe trajneri tiranas, me shumë eksperiencë në futbollin shqiptar, në intervistën që ka dhënë për “Rtshsport”, para takimit me Skënderbeun, ka pohuar: “Deri në këto moment skuadra është paraqitur mjaft mirë dhe lojtarët kanë ardhur në formën më të mirë. Rroca e ka vënë skuadrën në lëvizje dhe shënon. Abazaj e Gavazaj kanë kapur më të mirën, e natyrisht edhe Shkurtaj që dihet është lideri në ofensivë. Janë kualitete që e kanë marrë veten gradualisht e natyrisht që janë vënë në dobi të skuadrës. Më vjen mirë dhe duhet që të ruajmë këtë ritëm, – tha Shpëtim Duro në fillim të fjalë së tij.

Kreu

“Jemi në vend të parë, por kemi bërë vetëm gjysmën e rrugës. Gjysma tjetër është shumë më e vështirë se kaq. Imagjino, të luash tërë kampionatin jashtë fushës tënde dhe pa praninë e tifozëve unë e quaj një arritje të jashtëzakonshme. Kemi punuar shumë e natyrisht që nuk mungojnë edhe frytet e punës”.

Skënderbeu

Duro ka drejtuar edhe kundërshtarin e radhë,s madje ka qenë në krye të pankinës së tyre në vitin 2011. Por, korçarët nuk janë më ata që jemi mësuar sidomos në tetë vitet e shkuara. Sipas Duros: “Skënderbeu ka lojtarë shumë të mirë, por ka edhe të rinj të talentuar me cilësi. Natyrisht që ne e kemi presionin më të madh, ndaj edhe duhet që të hyjmë në fushën e lojës për ta fituar ndeshjen. Skënderbeun e vlerësojmë, objektivat në Korçë nuk janë më si dikur”.

Merkato

“Na duhet një modifikim në mbrojtje. Nuk dua merkato. Një përforcim, me një lojtar difensiv që të bëj disa role, pasi kemi gati edhe Gëzim Krasniqin që është rikuperuar nga dëmtimi që i ka zgjatur 5-6 muaj. Kështu që pjesa tjetër është “top” dhe nuk mendoj se kemi nevojë”, – tha Shpëtim Duro, trajneri i skuadrës së Kukësit që është duke bërë mjaft mirë në krye të verilindorëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE