Connect with Us

Ky Milan është katastrofë, Atalanta i fut 5 gola

Seria A

Ky Milan është katastrofë, Atalanta i fut 5 gola

Publikuar

-

Milani është tupëruar në Bergamo, pasi Atalanta e ka mposhtur me rezultatin e thellë, 5-0. Të besuarit e Gasperinit shënuan shumë shpejt, me anë të kapitenit Papu Gomez në minutën e 10-të. Sulmuesi i Atalantas dribloi poshtë këmbëve Contin dhe shënoi një gol shumë të bukur.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 dhe dukej se Milani ishte ende në lojë, por në fraksionin e dytë, Atalanta mbylli përfundimisht fatet e takimit, duke shënuar plot 4 gola. Pasalic shënoi në minutën e 61-të, ndërsa Ilicic shënoi dy herë brenda 10 minutash (62′ 72′), duke çuar shifrat në 4-0.

Golin e fundit të sfidës e shënoi Muriel, gjashtë minuta nga fundi i takimit. Kjo fitore 5-0 e ngjit Atalantën në kuotën e 31 pikëve, në vend të pestë, ndërsa kriza te Milani vazhdon. Kuqezinjtë mbeten me 21 pikë, në vend të 10-të.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Verona nuk pyet për krizën, i rrit çmimin Marash Kumbullës

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla padyshim është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, teksa po tregon paraqitje të shkëlqyera me Veronën. Pikërisht për shkak të këtyre paraqitjeve, në gjurmët e futbollistit janë vënë disa ekipe të mëdha, që kërkojnë ta marrin shqiptarin. Skuadra si Çelsi, Interi, Napoli, Evertoni, Lajpcigu dhe Fiorentina e ndjekin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Anulimi i sezonit të Serisë A do të ishte një katastrofë”, Igli Tare i befason të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Nëse sezoni aktual i Serisë A anulohet për shkak të shpërthimit të koronavirusit do të ishte një “katastrofë”, sipas drejtorit sportiv të Lazio, Igli Tare. Kampionati italian është pezulluar pafundësisht për shkak të krizës Covid-19, me lojtarët dhe stafet nga të gjitha klubet që janë në izolim në përputhje me rregullat e reja të qeverisë. […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kasano mashtron keq gazetarin italian, por më pas del blof

Publikuar

-

Nga

Kasano ka bërë një mashtrim vërtet të ulët në intervistën e fundit të dhënë, duke folur për Ronaldo Nazarion, atë fenomenin. Duke e ditur që njerëzit i duan historitë me prapaskena dhe që tregojnë kampionët e hershëm, Kasano e ka shfrenuar imagjinatën, duke e shpikur vetë një të tillë. Po humbisnim 1-0 kundër Deportivos. Ata […]

LEXO TE PLOTE