Connect with Us

Luhet sot java e fundit e vitit në Superligë/ Kukësi për shkëputje, Partizani do largimin nga kriza

Sport

Luhet sot java e fundit e vitit në Superligë/ Kukësi për shkëputje, Partizani do largimin nga kriza

Publikuar

-

Sot luhen ndeshjet e fundit në Kategorinë Superiore për këtë vit kalendarik. Java e 17, rezervon përplasje të forta, teksa Tirana e cila ka marrë dy fitore në ndeshjet e fundit do të kërkojë vazhdimësinë në transfertë përballë Laçit. Por, kurbinasit janë një “kockë” e fortë në shtëpi, ndërsa kryeqytetasit nuk kanë në favorin e tyre as statistikat. Në 10 ndeshjet e fundit në Laç, 24-herë kampionët e Shqipërisë kanë koleksionuar vetëm dy fitore. E fundit vitin e kaluar me rezultatin 1-3. Nga ana tjetër, skuadra e trajnerit Armando Cungu do të kërkojë të rikthehet te rezultatet pozitive pas disfatës në javën e kaluar me Bylisin.

Sakaq, Partizani në krizë do të presë Vllazninë. Të kuqtë duhet të bëjnë autokritikë pas tre humbjeve radhazi, nëse nuk duan të humbasin edhe më shumë terren me kreun e klasifikimit. Ndërkohë, shkodranët vijnë pas disfatës në “Loro Boriçi” me Kukësin, megjithatë jashtë fushe djemtë e teknikut Jonuz i kanë statistikat në favor, duke qenë se nga 23 pikë në total, 15 i kanë grumbulluar në transfertë. Sakaq, kryesuesit e Kukësit luajnë në “shtëpinë” e tyre në “Elbasan Arena”.

Verilindorët përballen me Skënderbeun që vjen nga një periudhë tejet negative. Korçarët kanë pësuar tre humbje radhazi ndërsa rivalët e Kukësit janë në momentin e tyre më të mirë dhe do të kërkojnë ta mbyllin vitin me sukses. Ndërkaq, Bylisi pret në shtëpi Luftëtarin. Gjirokastritët morën një fitore shprese në javën e kaluar, megjithatë ballshiotët këtë vit kanë pretendime të mëdha dhe hapat fals në fushën e tyre kërkojnë t’i shmangin. Ndërkohë, Flamurtari i vendit të fundit mbetet në kërkim të fitores së parë në kampionat, ndërsa sot pret në shtëpi Teutën. /VipSport.al/

Ndeshjet:

13:00 Laçi- Tirana

13:00 Bylis- Flamurtari

13:00 Flamurtari- Teuta

16:00 Kukësi- Skënderbeu

16:00 Partizani- Vllaznia

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Cikalleshi shembullor, ja si i rrespekton rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ashtu si në çdo shtet tjetër ka mbërthyer edhe futbollin turk dhe të gjithë lojtarët do të duhet të stërviten në kushte shtëpie për të mbajtur trupin e tyre në formë dhe gati për një rifillim të mundshëm të kampionatit. Ditën e sotme bashkëshortja e kavajasit ka publikuar një video me momente nga stërvitja […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Batuta epike e Shametit: Ja përse koronavirusi nuk ka shkuar ende në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme u zbuluan edhe 15 raste të reja të njerëzve të prekur me koronavirus në vendin tonë, por ende një nga qytetet e paprekura është Gjirokastra. Në listën e vendeve ku Covid-19 ka arritur janë plot 17 qytete, por vendlindja e Ylli Shametit nuk është prekur ende. Arsyet mund të jenë shumë, por […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mbetet pezull vetëm data e Superligës shqiptare, ja skenari më pozitiv i gjithë Europës

Publikuar

-

Nga

Shqipëria duket se po e vendos në kontroll disi gjendjen sa i përket Koronavirusit. Në dy ditët e fundit ka pasur një ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve, ndërsa fatmirësisht po dalin edhe shumë pacientë të shtruar nga spitali. Sipas asaj që vetë do të shprehte kryeministri Edi Rama, Shqipëria do të hap […]

LEXO TE PLOTE