Connect with Us

Sadiku i pafat, VAR i mohon shqiptarit këtë supergol

La Liga

Sadiku i pafat, VAR i mohon shqiptarit këtë supergol

Publikuar

-

Armando Sadiku ka shënuar sot golin e tij të 7 me fanellën e Malagas në kampionat, gol i cili e ngjit në vendin e 10 mes golashënuesve më të mirë të La Liga 2 për këtë sezon. Fatkeqësisht një gol që vlejti vetëm për një pikë në ndeshjen që u mbyll 1-1 ndaj Lugo, me skuadrën e tij që la t’i ikte nga duart fitorja duke pësuar gol në shtesë.

Pasditja mund të kishte qenë komplet ndryshe, pasi Sadiku gjeti rrjetën edhe një herë tjetër gjatë kësaj sfide, me një goditje mjeshtërore që nuk i la kohë të reagonte portierit kundërshtar në minutën e 37 të takimit. Të gjithë tifozët u çuan në këmbë dhe brohoritën, por vijërojtësi bëri shenjë se ai kishte qenë në pozicion jashtë loje.

Pamjet u panë për rreth një minutë nga ekspertët në sallën e VAR dhe rezultoi se vendimi ishte i drejtë, pasi për punë centimetrash, goli i Sadikut duhej anuluar. Ndaj lojtari nuk pati kënaqësinë që të shënonte një tjetër dygolësh që do i kishte bërë shumë punë ekipit të tij në këtë ndeshje që mbylli vitin 2019 për skuadrën e Malagas.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Lajm i keq, rikthimi i La Ligës duket i pamundur

Publikuar

-

Nga

Nëse Bundesliga po bëhet gati të kthehet në fushë, e Seria A shpreson që shumë shpejt të ketë dritën e gjelbër, në Spanjë nuk janë edhe aq të sigurt se mund të luajnë këtë sezon. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Ijia, ka shpjeguar se nuk mund të shprehet për momentin rreth kësaj teme, pasi futbolli nuk […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Qëndroi vetëm një vit, por ishte i pamëshirshëm për kundërshtarët/ Shijoni 47 golat e fenomenit me fanellën e Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Adhuruesit e vjetër të Barcelonës ende vazhdojnë ta kujtojnë me mall brazilianin Ronaldo. Legjenda braziliane qëndroi vetëm një vit në Camp Nou, kur Barcelona e transferoi në vitin 1996 nga PSV Eindhoven për 15 milionë euro. Por në vitin e tij të vetëm në kataluni, Ronaldo shkëlqeu duke treguar se është një nga sulmuesit më […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

La Liga pa tifozë deri në vitin 2021

Publikuar

-

Nga

Në pjesën më të madhe të Evropës skuadrat kanë filluar apo po mendojnë të rinisin stërvitjet, për t’u rikthyer në fushë dhe vazhdojnë pjesën e mbetur të sezonit. UEFA ka mbështetur idenë e rikthimit të futbollit, duke u kërkuar federatave që të përfundojnë sezonin të paktën deri në fund të korrikut, dhe muaji gusht të […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: