Premier Liga
Juventus me ofertë të parezistueshme për Paul Pogba

Paul Pogba mund të kthehet në Juventus në janar për 60 milionë euro plus kartonin e Emre Can, sipas asaj që shkruan “Tuttosport”.
Francezi ka qenë i përfolur për një rikthim në Torino edhe gjatë merkatos së verës, por në fund vendosi të qëndonte në “Old Trafford”.
26-vjeçarit nuk po i ecën aspak mirë dhe tai mesa duket ka vendosur të rikthehet aty ku po e presin krahëhapur. Në anën tjetër, Emre Can është jashtë planeve të Sarrit dhe nuk do t’i thoshte “jo” transferimit te Man. United.
Oferta e “Zonjës” është në tavolinë, tani pritet përgjigjja e “Djajve”. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania