Connect with Us

Champions League/ Renditja e më të mirëve në histori, Tirana e para nga klubet shqiptare

Sport

Champions League/ Renditja e më të mirëve në histori, Tirana e para nga klubet shqiptare

Publikuar

-

UEFA publikoi renditjen e të gjitha kohërave në Champions League.

Skuadra më e mirë e kontinentit të vjetër është Reali i Madridit, 13 herë kampion i Europës. Klubi mbretëror spanjoll ndiqet nga Bayern Munchen, ndërsa Barcelona plotëson podiumin.

Për klasifikimin janë marrë parasysh rezultatet në çdo ndeshje, duke llogaritur edhe turet kualifikuese. Çdo fitore është vlerësuar me dy pikë, ndërsa barazimet me një. E para nga italianet është Juventusi, në vendin e pestë, pas Manchester United.

Kampionët e Italisë ndiqen nga Milan dhe Liverpool. Përllogaritja ka nxitur mjaft diskutime, pasi Interi ndodhet në vendin e 14, pas ekipeve si Celtic apo Dinamo e Kievit.

Gjithashtu, PSG është vetëm në vendin e 30, ndërsa Manchester City pozicionohet i 44, pas FC Kopenhagen.

Në renditjen speciale të UEFA-s janë edhe 8 skuadra shqiptare. Tirana, në vend të 147, pozicionohet më lart se të gjitha ekipet e kampionatit shqiptar, duke lënë pas vetes emra si PAOK, Sampdoria, Malaga apo Parma.

Skënderbeu është në vendin e 165, ndërsa Partizani në vend të 191. Në listë janë edhe Vllaznia, Dinamo, Kukësi por edhe Flamurtari e Elbasani.

Në klasifikim figurojnë edhe tre skuadrat e Superligës së Kosovës: Feronikeli, Drita dhe Trepça. Skuadra nga Drenasi pozicionohet më lart se të tjerat, në vendin e 286, e pavarësisht faktit se ka marrë pjesë vetëm së fundmi në arenën ndërkombëtare, Feronikeli ka kaluar edhe Kukësin, i cili ndodhet i 294 mes 520 skuadrave nga i gjithë kontinenti. /A2news.com

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: