Connect with Us

E gjobiti pas përplasjes me tifozët, zbulohet shifra që do i mbajë Kukësi Shpëtim Duros

Sport

E gjobiti pas përplasjes me tifozët, zbulohet shifra që do i mbajë Kukësi Shpëtim Duros

Publikuar

-

E ka mbyllur vitin në vend të parë, edhe pse luan gjithnjë jashtë fushës së vet, por kjo nuk mjafton që trajneri Shpëtim Duro t’i kalojë i qetë festat. Madje, ngjan shumë e hidhur kur në ditën që mbushi 60 vjeç (e martë, 24 dhjetor), klubi i bëri si dhuratë trajnerit një gjobë, e cila mësohet se shkon rreth 1250 euro.

Në vend të një urimi, qoftë edhe kortezie në faqen zyrtare në “Facebook” apo internet, drejtuesit e Kukësit, me një shkresë që mban firmën e administratorit Lavdrim Gjici (vëllai i presidentit Safet Gjici) gjobitën trajnerin me motivacionin se është përplasur me tifozët pas ndeshjes së fundit të luajtur në “Elbasan Arena” ndaj Skënderbeut.

 “Panorama Sport” ka zbuluar shkresën që i është dërguar me “e-mail” trajnerit dhe gjithashtu klubi ka vënë në dijeni FSHF-në. “Njoftojmë trajnerin Duro se klubi i Kukësit e ka dënuar me gjobë 50% të pagës së muajit nëntor 2019. Arsyeja e dënimit është shkelja e kontratës dhe rregullores së klubit nga trajneri në ndeshjen KukësiSkënderbeu më 22 dhjetor në Elbasan. Trajneri është përplasur me tifozërinë e Kukësit në tribunë dhe duke mos mjaftuar kjo, ka dhënë deklarata në media kundër tyre, veprime këto që nuk duhet të ndodhin nga një profesionist”, citohej ndër të tjera në shkresën ku njoftohej për gjobë trajneri Duro.

Paga e tij mujore mësohet se është 2500 euro dhe kësisoj, klubi tashmë do t’i mbajë trajnerit 1250 euro nga paga e nëntorit. Dje gazeta kontaktoi me Duron për t’i marrë një reagim lidhur me këtë çështje, por trajneri evitoi polemikat. “Unë merrem me punët e skuadrës”, tha shkurtimisht trajneri kryeqytetas, duke mos dashur të ndalet te gjoba e vendosur.

SITUATA

Që ka një krisje mes drejtuesve më të lartë të klubit dhe trajnerit, kjo nuk është e vështirë për t’u kuptuar. Megjithatë, me vendimin e djeshëm, njëra anë e “medaljes” është fakti se klubi tregoi që i respekton shumë tifozët, pavarësisht se sa është numri i tyre në mbështetje të skuadrës në ndeshjet që prej muajsh Kukësi luan si pritës në fusha asnjanëse. Edhe pse tifozët e kanë ofenduar trajnerin pas ndeshjes me Skënderbeun, sërish klubi ka dalë në krah të tyre. Me sa duket, ajo që e ka çuar klubin në këtë vendim është deklarata që ka dhënë Duro pas ndeshjes. Megjithatë, krisja mes palëve është evidente.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE