Connect with Us

Gëzohet Interi, Barça heq dorë nga blerja e “Demit” për shkak të Messit

La Liga

Gëzohet Interi, Barça heq dorë nga blerja e “Demit” për shkak të Messit

Publikuar

-

Barcelona kërkon prej kohësh një qendërsulmues për të zëvendësuar Luis Suarez. Uruguaiani është një pikë fikse e ekipit katalanas, por mosha 33-vjeçare (i mbush në janar) nuk premton edhe për shumë vite në nivele të larta.

I preferuari i klubit spanjoll është Lautaro Martinez, i cili ka një klauzolë largimi nga Interi prej 111 milionë eurosh. Barcelona është gati të paguajë shumën, por dikush ka bllokuar tratativën. El Desmarque raporton se Leo Messi i ka kërkuar drejtuesve të heqin dorë nga blerja e patriotit të tij.

Shkaku? Luis Suarez është miku më i mirë i “pleshtit” dhe këto zëra merkatoje nuk i pëlqejnë aspak. Messi tregon edhe njëherë se është shumë i rëndësishëm në fushën e blertë, por edhe në vendimet e klubit katalanas.

Një lajm që gëzon Interin dhe tifozët zikaltër, të cilët nuk duan të humbasin shërbimet e një prej yjeve të skuadrës. Lautaro Martinez po zhvillon një sezon super me kryesuesit e Serie A dhe deri tani ia ka dalë të shënojë 13 gola mes kampionatit dhe Champions League.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Lajm i keq, rikthimi i La Ligës duket i pamundur

Publikuar

-

Nga

Nëse Bundesliga po bëhet gati të kthehet në fushë, e Seria A shpreson që shumë shpejt të ketë dritën e gjelbër, në Spanjë nuk janë edhe aq të sigurt se mund të luajnë këtë sezon. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Ijia, ka shpjeguar se nuk mund të shprehet për momentin rreth kësaj teme, pasi futbolli nuk […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Qëndroi vetëm një vit, por ishte i pamëshirshëm për kundërshtarët/ Shijoni 47 golat e fenomenit me fanellën e Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Adhuruesit e vjetër të Barcelonës ende vazhdojnë ta kujtojnë me mall brazilianin Ronaldo. Legjenda braziliane qëndroi vetëm një vit në Camp Nou, kur Barcelona e transferoi në vitin 1996 nga PSV Eindhoven për 15 milionë euro. Por në vitin e tij të vetëm në kataluni, Ronaldo shkëlqeu duke treguar se është një nga sulmuesit më […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

La Liga pa tifozë deri në vitin 2021

Publikuar

-

Nga

Në pjesën më të madhe të Evropës skuadrat kanë filluar apo po mendojnë të rinisin stërvitjet, për t’u rikthyer në fushë dhe vazhdojnë pjesën e mbetur të sezonit. UEFA ka mbështetur idenë e rikthimit të futbollit, duke u kërkuar federatave që të përfundojnë sezonin të paktën deri në fund të korrikut, dhe muaji gusht të […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: