Connect with Us

Xhaka gjen akordin me klubin e ri, mund të largohet që në janar

Premier Liga

Xhaka gjen akordin me klubin e ri, mund të largohet që në janar

Publikuar

-

Ish-kapiteni i Arsenal, Granit Xhaka ka rënë dakord për t’u bashkuar me Hertha Berlin, të paktën kështu pretendon menaxheri i tij Jose Noguera. Ai thotë se klubi gjerman, që së fundmi ka marrë si trajner ish-kampionin e botës, Jurgen Klinsmann, ka bër ënjë ofertë prej 22 milionë eurosh për Xhakën, ndërsa ka rënë dakord me lojtarin për kushtet personale të kontratës.

Xhakës iu hoq shiriti i kapitenit muajin e kaluar pasi ofendoi tifozët e Arsenal ndërsa po zëvendësohej gjatë një ndeshje kundër Crystal Palace. 27-vjeçari rifitoi vendin në formacion, por me sa duket ka ende në plan për t’u larguar nga Londra.

“Do ta them hapur, kemi një marrëveshje me Hertha Berlin dhe do të donim të shkonim atje”, tha Noguera për gazetën zvicerane “Bild”. “Ia kemi thënë këtë drejtuesve të klubit dhe trajnerit Arteta. Tani gjithçka varet nga dy klubet që duhet të bien dakord për shumën e transferimit”.

Xhaka ka një kontratë deri në vitin 2023 me Arsenal, por sipas “Blick”, trajneri i ri i ka thënë lojtarit me origjinë shqiptare që do të lejohet të largohet në verë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Çmenduri/ Neuer braktis Bayern-in, ja destinacioni i ri i super portierit

Publikuar

-

Ditët e fundit ka nisur shumë në media që të flitet për merkaton e verës, ku priten shumë lëvizje të bujshme. “Bild” ka publikuar një lajm të çmendur së fundmi, teksa raporton se Manuel Neuer do të largohet nga Bayern. Sipas prestigjiozes gjermane, portieri do të firmsoë me Chelsean në verë. Do të ishte padyshim […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Xherdan Shaqiri largohet nga Liverpooli, gati transferimi te gjigantët e Spanjës

Publikuar

-

Xherdan Shaqiri do të largohet në fund të sezonit nga Liverpool. Sulmuesi shqiptar nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e Jurgen Kloop e skuadra angleze është gati të heq dorë nga shërbimet e tij. Mediat angleze raportuan ditën e djeshme se Liverpool e ka marrë vendimin për lojtarin e do të nxirret në merkato. […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Juventusi zbraz arkën/ 110 milionë euro për yllin e Premier League

Publikuar

-

Juventus duket se e ka seriozisht dhe në merkaton e verës pritet që të jetë shumë aktiv. Emri më i përfolur është ai i Paul Pogba dhe bardhezinjtë kanë gati ofertën e parë. Sipas prestigjiozit francez “RMC Sport”, Juventus ka gati 110 milionë euro për të bindur Manchester United që të lirojë mesfushorin kampion Bote. […]

LEXO TE PLOTE