Connect with Us

“Bomba” e Munishit: Disa shqiptarë punuan goxha mirë për të dënuar Skënderbeun

Sport

“Bomba” e Munishit: Disa shqiptarë punuan goxha mirë për të dënuar Skënderbeun

Publikuar

-

Ballkani e ka mbyllur si kampione e dimrit në elitën e futbollit të Kosovës, pavarësisht konkurrencës së madhe. E drejtuar nga Ismet Munishi, rezultatet pozitive nuk kanë munguar dhe po besohet shumë për të dalë me trofe në fundin e sezonit. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Munishi ka bërë edhe një analizë të kampionatit shqiptar. Për ta nisur nga Skënderbeu, atje ku nuk mund të rrihej pa folur për dënimin.

“Niveli i Superiores është më i dobët se në vitet e kaluara. Kjo pasi nuk ka një super skuadër si Skënderbeu. Kampionati shqiptar është më i varfër dhe nuk e ka atë ekipin e kompletuar që shkonte në Europë. Të gjithë jemi të njohur me rastin e Skënderbeut, që nuk ka pasur asnjë tjetër me atë lloj dënimi në Europë.

Nuk është dënuar vetëm ky klub, por edhe futbolli shqiptar. Nuk e kanë kuptuar njerëzit në Shqipëri këtë, pasi u shkatërruar lokomotiva e Superiores. Unë mendoj se e kemi lënë pak vetëm Skënderbeun, e kemi lënë si jetim dhe nuk e mbrojtëm sa duhet. Pastaj kam dëgjuar që ka pasur edhe disa shqiptarë që kanë punuar goxha mirë për ta dënuar Skënderbeun”.

Ndërsa kur flitet për Tiranën dhe trajnerin Egbo, theksi vendoset te fakti se bëhet fjalë për një teknik që ka shumë vite në Shqipëri.

“Puna e trajnerit është specifike. Më vjen mirë për Tiranën dhe që u kthye në garë, pasi është ekip i madh. Egbo nuk është vetëm trajneri i portierëve, e njeh shumë mirë futbollin aty dhe ka vite në Shqipëri. Nuk ka rëndësi nëse ka stërvitur portierët, futbolli ka vetëm një rrugë dhe një gjuhë. Kush e kupton mirë, ka përparësi. Ka pasur raste kur trajnerët e portierëve janë bërë shumë të mirë në drejtim të ekipit në të kaluarën”.

Gjithashtu në intervistën për “Sport Ekspres”, i pyetur nëse do të pranonte projektin e një klubi shqiptar, Munishi është shprehur: “Kam raporte shumë të mira me presidentin e Teutës, Hasanbelliun, me presidentin e Besës, Bizhdilin, por edhe me Takajn. Gjithesesi do të varej nga projekti, megjithëse për momentin dhe në të ardhmen mbetem i fokusuar te Ballkani”, ka thënë Munishi. /Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: