Connect with Us

Duka e pranon hapur: “Air Albania” nuk ishte gati, ka probleme

Kombëtare

Duka e pranon hapur: “Air Albania” nuk ishte gati, ka probleme

Publikuar

-

Viti 2019 ishte me të vërtetë i suksesshëm për futbollin shqiptar. Më 17 nëntor u inagurua stadiumi i ri kombëtar, ku një humbje 2-0 ndaj Francës zbehu disi magjinë.

Megjithatë, edhe pse hapi dyert për atë takim, “Air Albania Stadium” nuk është përfunduar totalisht dhe këtë gjë e pohon edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

I ftuar në puntatën speciale të “Ora Sport”, Duka konfirmoi se kompania nuk e ka dorëzuar ende impiantin, kjo pasi fusha nuk është në gjendjen optimale.

“Stadiumi ka nevojë për pak koment ose aspak. I bëri të gjithë shqiptarët që të ishin pjesë e inagurimit të tij dhe kjo tregon se ishte një vepër e arrirë. Kishte nga ato që janë të përhershëm në stadium por edhe nga ato që madje nuk e kishin parë prej vitesh impiantet sportive. Para ndeshjes me Francës, që ishte edhe objektivi është punuar deri në ditën e fundit. Po punohet akoma për të përfunduar detajet. Akoma stadiumi, le të themi nuk është dorëzuar nga kompania ndërtuese, por edhe këto detaje po vijnë drejt fundit.

“Ajo që domethënë do kohën e vet dhe është jashtë parashikime të specialistëve është fusha. Normalisht në të gjithë fushat e tjera në Shqipëri kanë marrë një kohë stazhonim rreth 40-45 ditë për tu bërë gati, ne nuk kemi pasur një stadium të mbuluar ku faktorët atmosferik deportojnë shumë më pak dhe fusha, edhe sot që po flasim nuk është në nivelin maksimal le të themi për tu bërë gati për lojë, të stazhonimit apo barit me tokën poshtë. Por besoj se në gjashtë muaj e parë të vitit 2020, të paktën në gjuhën e ekspertëve do të jetë në nivelin maksimal,”përfundoi Duka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Kola shfryn ndaj Edi Ramës: Një m*t bëre me premtimin e 100 ditëve

Publikuar

-

Nga

Ish-futbollisti i njohur i Tiranës Agustin Kola kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, i cili refuzoi të miratonte një paketë ndihme financiare për klubet e futbollit shqiptar për shkak të ndërprerjes së kampionatit prej pandemisë së koronavirusit. Nëpërmjet një deklarate, ish-sulmuesi i famshëm i 24-herë kampionëve të Shqipërisë i kujtoi kryeministrit Rama se në klube nuk […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

UEFA letër Federatave: Futbolli nuk do të ndalet

Publikuar

-

Nga

Letra zyrtare dërguar nga Presidenti i UEFA-s Ceferin, drejtuesi e ECA, Andrea Agnelli, dhe drejtuesi i Ligave Europiane, Lars-Christer Olsson, për federatat europiane të futbollit dhe anëtarët e ligave. Nyon, 2 Prill 2020 Të nderuara federata anëtare, Të nderuar kampionate anëtare, Të nderuar klube anëtare, Kriza shëndetsore e tanishme e shkaktuar nga përhapja e COVID-19 nuk […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E bënë ndaj Shqipërisë/ Francezët racizëm edhe afrikanëve, por iu kthehet Eto: Bij k*rvash

Publikuar

-

Nga

Një eksperiment vërtet i çmendur është hedhur si hipotezë nga dy mjekë francezë, që kanë kërkuar që vaksinat kundër COVID-19 të bëhen në Afrikë. Pra duke i përdorur njerëzit në këtë kontinent si kafshë, për të testuar sesa e sigurtë është vaksina e përdorur, që mund të jap shumë efekte anësore dhe askush nuk e […]

LEXO TE PLOTE