Connect with Us

Ish-ylli i Milanit bën deklaratën e fortë/ Paraja është mallkim, futbolli i sotëm thjesht biznes

Seria A

Ish-ylli i Milanit bën deklaratën e fortë/ Paraja është mallkim, futbolli i sotëm thjesht biznes

Publikuar

-

Sulmuesi i Fiorentinës, Kevin-Prince Boateng, thotë se paraja në futboll është mallkim, ndërsa futbolli është vetëm biznes tani dhe lojtarët nuk janë asgjë më shumë se numër.

Boateng jetonte një jetë luksoze dikur dhe thotë se ndihet i zhgënjyer me drejtimin në të cilin po shkon sporti i futbollit.

Sipas tij, në futboll nuk ka besnikëri dhe pretendon se shumë futbollistë janë të palumtur dhe plot stres.

“Të gjitha këto para janë mallkim. Futbolli tani është thjesht biznes dhe ne jemi vetëm numër. Nëse fytyra juaj nuk përshtatet, atëherë të zëvendësojnë, pikë. Nuk ka më besnikëri. Është pikëlluese”, tha Boateng për Bild.

“Natyrisht se futbolli është punë e profesionistëve, por paguhet aq mirë saqë bëhet burim i stresit. Presioni është shumë i madh, prandaj është e lehtë të flasësh për gjëra si depresioni. Ka momente kur argëtohem dhe ka momente kur nuk argëtohem”, shtoi ai.

“Më parë argëtohesha vazhdimisht. Zemërohem kur i shoh djelmoshat që nuk e shfaqin talentin e tyre. E di se çfarë do të thotë ta çosh dëm talentin”, vazhdoi ish-ylli i Milanit dhe Barcelonës.

“Disa 19-vjeçarë dalin me Mercedes, marrin paga dhe janë të lumtur. Janë plot talent dhe nuk bëjnë asgjë; nuk bëjnë stërvitje shtesë, asgjë. Dikur edhe unë e bëja këtë, por nuk mund ta bësh më këtë në futboll”, përfundoi ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: