La Liga
Ronaldo hakmerret ndaj Messit, portugezi fiton çmimin e madh

Lionel Messi ka dominuar ndaj Cristiano Ronaldos në çmime individuale për këtë vit. Argjentinasi i rrëmbeu Topin e Artë duke e parakaluar në garën për këtë çmim. Ylli i Juventusit ka shijuar një hakmarrje të vogël në Dubai, aty ku u shpërndanë çmimet “Global Soccer Awards”.
Vendi i parë ka shkuar për Ronaldon i cili ka tërhequr trofeun si më i miri i vitit. Portugezi mund të ngushëllohet me këtë fitore, por sigurisht që flasim për një çmim dytësor. Lojtari i ri më premtues është zgjedhur një tjetër portugez, pasi Joao Felix rrëmbeu çmimin.
🏆🇵🇹 CRISTIANO RONALDO crowned BEST MEN'S PLAYER OF THE YEAR at the 2019 Dubai Globe Soccer Awards@Cristiano #cristiano #juventus #cr7 #portugal @selecaoportugal @juventusfc @DubaiSC pic.twitter.com/LLMHmLyWYN
— Globe Soccer Awards (@Globe_Soccer) December 29, 2019
Liverpooli pati përfaqësuesit e tij me teknikun Jurgen Klopp që meritoi çmimin si më i miri i vitit, ndërsa pjesë e çmimeve ishte dhe portieri Alisson. Braziliani shijoi triumfin si “Gardiani” më i mirë. Miralem Pjanic mori çmimin e karrierës.