Connect with Us

Arapi fillon të shohë ëndrra: Mos u habitni nëse Teuta fiton titullin kampion

Sport

Arapi fillon të shohë ëndrra: Mos u habitni nëse Teuta fiton titullin kampion

Publikuar

-

Renato Arapi është zgjedhur si pjesë e formacionit të vitit 2019 nga Shkëlqim Muça për “Rtsh”, me mbrojtësin e Teutës që në një intervistë për “Rubrika Sportive”, ka folur për rikthimin e tij në Shqipëri, dhe shprehet se durrsakët mund të dalin kampionë këtë sezon.

“Për momentin që po kaloja në Turqi, mendoj që ka qenë zgjedhja e duhur për tu rikthyer në Shqipëri. Fillimi pas ardhjes këtu ka qenë i vështirë, deri kapa formën më të mirë. Nuk ka qenë e vështirë të përshtatem, edhe te Skënderbeu kam luajtur disa ndeshje në qendër, dhe për këtë arsye përshtatja ka qenë e lehtë.

Te Teuta ka ndryshuar loja në grup, pasi në një ekip nuk mbrojnë vetëm mbrojtësit, por edhe pjesa tjetër.

Nëse nuk do të kishim pësuar 3 gola në ndeshjen e parë, mund të kishim bërë më mirë në Europë. Duhet të ishim më të kujdesshëm, por ndikoi edhe eksperienca. Megjithatë arritëm objektivat që kishim në kampionat, dhe tani kemi objektiva të tjerë.

Titulli? Këtë vit mund të ketë surpriza. Me 2-3 afrime të rëndësishme, nuk do të jetë çudi që Teuta që shpallet kampion.”, u shpreh Arapi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Batuta epike e Shametit: Ja përse koronavirusi nuk ka shkuar ende në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme u zbuluan edhe 15 raste të reja të njerëzve të prekur me koronavirus në vendin tonë, por ende një nga qytetet e paprekura është Gjirokastra. Në listën e vendeve ku Covid-19 ka arritur janë plot 17 qytete, por vendlindja e Ylli Shametit nuk është prekur ende. Arsyet mund të jenë shumë, por […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mbetet pezull vetëm data e Superligës shqiptare, ja skenari më pozitiv i gjithë Europës

Publikuar

-

Nga

Shqipëria duket se po e vendos në kontroll disi gjendjen sa i përket Koronavirusit. Në dy ditët e fundit ka pasur një ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve, ndërsa fatmirësisht po dalin edhe shumë pacientë të shtruar nga spitali. Sipas asaj që vetë do të shprehte kryeministri Edi Rama, Shqipëria do të hap […]

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Bruno Dita i “nxjerr bojën” ish-futbollistit të Skënderbeut, publikon videon duke luajtur… tallava

Publikuar

-

Nga

Bruno Dita në “Instagramin” e tij po mundohet çdo ditë të na e ngrejë sadopak humborin duke postuar herë pas here video mjaft interesante. Ditën e sotme mbrojtësi ka gjetur një video nga arkiva, kur ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Kaba Sambu shijonte dhe kërcente pak tallava nga Shqipëria. Mbrojtësi ka kaluar dy sezone te Skënderbeu, ku […]

LEXO TE PLOTE