Connect with Us

Hysaj te Juventusi? Fatin e shqiptarit e ka në dorë PSG-ja

Seria A

Hysaj te Juventusi? Fatin e shqiptarit e ka në dorë PSG-ja

Publikuar

-

Elseid Hysaj sërish në merkato dhe këtë herë me një emër të madh. Juventusi mund të jetë destinacioni i mbrojtësit të Kombëtares në merkaton e janarit, por nuk mjafton vetëm dëshira e trajnerit Sarri. Këtë herë, rebusin e ndërton Matia De Shiljo, mbrojtësi që është ofruar si shkëmbim me shqiptarin, por edhe PSG.

MERKATO – Elseid Hysaj dhe Matia De Shiljo mund të shkëmbehen mes tyre dhe Gatuzo të ketë në krah një alternativë që e ka në plane prej kohësh. Kjo e gëzon edhe Elseid Hysajn, i cili jo vetëm do të transferohej te bardhezinjtë, por mbi të gjitha do të stërvitej nga një trajner që e ka pasur tek Empoli dhe ai që e mori me vete edhe te Napoli.

Kësisoj, të gjitha palët do të ishin të kënaqura. PSG – Mirëpo, vështirëson gjithçka në këtë tratativë përfshirja e PSG-së. Ekipi francez, me Leonardon në postin e drejtorit, ka zgjedhur pikërisht De Shiljon për krahët, duke qenë se Kurzaua nuk është më në llogari. Jo vetëm kaq, por Juventusi kërkon nga francezët shërbimet e Leandro Paredesit dhe në këtë rast, Leonardo do të përfitonte që ta shkëmbente pikërisht me De Shiljon.

Në këtë mënyrë, kalimi i Hysajt te Juventusi mund të kishte pengesa të shtuara dhe do ta bënte shumë të vështirë. Ndaj, fati i shqiptarit me bardhezinjtë kalon nga PSG-ja, por edhe nga Xhenaro Gatuzo dhe aftësia e këtij të fundit për të bindur De Shiljon që të zgjedhë Napolin dhe jo Parisin.

Menaxheri i futbollistit kuqezi është në punë e sipër për sistemimin e tij dhe ka deklaruar se në ditët e para të janarit do të bisedojë me Gatuzon dhe presidentin De Laurentis për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: