Connect with Us

Tronditet Kukësi, Anderlehti merr vendimin e papritur për Kristal Abazaj

Sport

Tronditet Kukësi, Anderlehti merr vendimin e papritur për Kristal Abazaj

Publikuar

-

Klubi i Kukësit mund të humbasë shumë shpejt një prej elementëve më cilësorë që e kanë ndihmuar që të ngjitet në kreun e renditjes të Superiores. Kristal Abazaj, i cili duket se po kthehet në formën e tij më të mirë, mund t’i japë lamtumirën verilindorëve nëse në zyrat e Anderleht mbërrin oferta e duhur për të.

Nga Belgjika mësohet se klubi do të rikuperojë pak nga më shumë se 27 milionë euro që ka shpenzuar për të blerë lojtarë të rinj pa shumë sukses në tre vitet e fundit dhe ka nxjerrë në shitje plot 22 futbollistë. Mes tyre është edhe Kristal Abazaj, për të cilin Anderleht pret oferta, duke parë se futbollisti i ka bërë reklame vetes me paraqitjet te verilindorët, ku ka shënuar 4 gola e dhënë 6 asist në këtë gjysmë të parë të sezonit në 15 ndeshje të luajtura.

Anderlehti zotëron kartonin e futbollistit dhe paguan pjesën më të madhe të rrogës së tij, ndërsa ka lënë të hapur si opsion në kontratën e huazimit kthimin nëse është e nevojshme në Belgjikë, qoftë edhe për ta shitur menjëherë. Kjo mund të ndodhë dhe Abazaj t’i japë lamtumirën Kukësit që në janar nëse ka një ofertë që bind belgët, por edhe futbollistin i cili ka pranuar shpeshherë se objektivi i tij mbetet gjithnjë ai i aktivizimit në një kampionat më të fortë në Europë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

FOTO/ Kukësi nuk ndalon punimet për stadiumin e ri, shikoni si duket aktualisht

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht masave të ashpra kufizuese për të mbrojtur qytetarët prej koronavirusit, punimet për stadiumin e ri të Kukësit vazhdojnë, por me ritme të ngadalta. Në një njoftim të klubit verilindor bëhet me dije se ritmi i punimeve për stadiumin e ri të nënkampionëve të Shqipërisë po vazhdojnë me staf dhe orar të kufizuar. Situata e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kaos për pagat e Vllaznisë, Kryetarja e Këshillit akuzon për manipulim

Publikuar

-

Nga

Klubi i Vllaznisë është një nga të shumtët që nuk janë privatizuar dhe vazhdojnë të vuajnë keqmenaxhimin e bashkive. Prej muajsh lojtarët dhe punëtorët e klubit nuk po paguhen dhe është krijuar një situatë shumë e vështirë, në një periudhë kur paratë janë një nevojë urgjente në situatën që është shkaktuar nga përhapja e koronavirusit. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Na shoqëroi policia, ëndrra imë të luaj për…”, rrëfehet Tuci: Na thonë “banda e shqiptarëve”

Publikuar

-

Nga

Një nga të ftuarit e shumtë në emsionin “FanZone” ishte sulmuesi i Shqipërisë U-21, Indrit Tuci, i cili është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci, ku luajnë gjithashtu Uzuni, Mersinaj, Çokaj dhe Lirim Kastrati. “Për momentin, ndodhem te shtëpia ime, në Laç. Sapo kam ardhur nga Zagrebi, ku sapo ka rënë edhe tërmeti. Kontaktova […]

LEXO TE PLOTE