Connect with Us

E ardhmja e Shaland te Kosova në dyshim? Zbulohet vendimi i trajnerit zvicerian

Kombëtare

E ardhmja e Shaland te Kosova në dyshim? Zbulohet vendimi i trajnerit zvicerian

Publikuar

-

Trajneri i Kosovës Bernard Shaland i pranon të gjitha mundësitë për të vazhduar apo jo me Kosovën pas kampionatit europian të 2020.

Në një intervistë për “Epoka e Re”, 68-vjeçari zviceran shprehet se duhet  të  mendohet mirë për të ardhmen e tij pasi është në një moshë të madhe për të vazhduar për të stërvitur ekipe. Shaland u përqëndrua te harmonia që ekziston në kombëtare, e cila e bën të punojë i qetë dhe i gëzuar.

“Kualifikimi nuk është ëndërr vetëm për ekipin, por edhe për mua si trajner. Nuk e di të ardhmen time. Në vitin 2020 mbushi 69 vjeç dhe e di se sa energji duhesh të kesh për këtë detyrë.

Ndoshta mund të jetë kampionati europian përfundimi i karrierës time. Kam mësuar në jetë që në shumë situata të mos planifikosh, sidomos në futboll, pasi është i paparashikueshëm.

Fokusi im është për ekipin dhe kualifikimet dhe jo për të ardhmen time, por ju duhet të jeni të sigurt se kam kënaqësi të madhe që jam pjesë e këtij ekipi. Ne po punojmë mirë së bashku, nganjëherë disa lojtarë nuk janë të lumtur kur nuk luajnë, por është normale.

Skuadra është e bashkuar, e ndiej dëshirën e lojtarëve kur ata vijnë këtu për secilën ndeshje, kjo është e rëndësishme për mua. Do të jetë e rëndësishme për mua edhe në momentin kur dua të vazhdoj me Kosovën, ta përfundoj karrierën, apo të vazhdoj në ndonjë ekip tjetër”, përfundoi Shaland.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: