Connect with Us

Kur Diego Maradona refuzonte Ferrarin e famshëm/ Ta marrin dhe ta fusin në b…

Sport

Kur Diego Maradona refuzonte Ferrarin e famshëm/ Ta marrin dhe ta fusin në b…

Publikuar

-

Diego Armando Maradona është i veçantë. Edhe sot tërheq vëmendjen me bëmat e tij dhe mënyrën se si sillet në stol. Jeta private e tij gjithmonë ka qenë e larmishme, ndërkohë që në fund të viteve ’80 bota ishte nën këmbët e tij.

Në vitin 1986 u shpall kampion bote me Argjentinë në Botërorin e Meksikës, ndërkohë që ishte një hero edhe për Napolin në Serie A. Atë periudhë, kur Diego ishte 27 vjeç, i kërkoi presidentit të Napolit t’i blinte një Ferrari Testarossa.

Corrado Ferlaino nuk mund t’i thoshte jo ylli argjentinas, që do të renditej krah Silvester Stalone dhe Michael Jackson që e kishin atë model makine të limituar. Maradona do ta paguante vetë makinën, duke luajtur disa miqësore.

Presidenti i Napolit e bleu makinën, madje shpenzoi 135 mijë euro që ajo të ishte e veçantë. Ferrari i Maradonës do të ishte i zi, jo i kuq sicc e kishin të tjerët. Rreth 600 mijë dollarë të shpenzuara dhe në fund argjentinasi do e refuzonte makinën.

Pse? Nuk kishte kasetofon. Ferlaino kujton atë që kishte ndodhur në një intervistë të dhënë për “Ole” në Argjentinë. “Hipëm të dy në makinë dhe Diego filloi të kontrollonte çdo pjesë të makinës, derisa më pyeti ‘Hej si është puna, ku është kasetofoni?’. Unë i thashë është një makinë garash dhe nuk ka kasetofon ose ajër të kondicionuar. Përgjigja e tij ishte ‘Epo atëherë le ta marrin mbrapsht dhe ta fusin në b***’”, tregon ish-presidenti i Napolit.

Marrë nga abcnews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: