Connect with Us

Çudirat nuk kanë fund te Luftëtari, ja kush u prezantua sot si trajner i ekipit

Sport

Çudirat nuk kanë fund te Luftëtari, ja kush u prezantua sot si trajner i ekipit

Publikuar

-

Luftëtari zbriti sot për herë të parë në fushë për këtë vit në kompleksin “Fusha e Vjetër” në orën 13:00. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta se për befasinë e të gjithëve, sot para skuadrës u prezantua si trajner i parë, Nikolin Çoçlli, edhe pse i pranishëm ishte Neritan Novi, i emëruari nga drejtuesit në krye të stolit në fund të vitit 2019.

Çoçlli u afrua te Luftëtari në ditët e fundit të muajit dhjetor, duke u prezantuar si drejtor teknik te gjirokastritët. Mirëpo, tashmë duket se drejtuesit do t’i besojnë numrin një të stolit pikërisht ish-trajnerit të Partizanit, Çoçlli, i cili në vitet e fundit ka punuar më tepër me grupmoshat në klubin e kuq. Pozicioni i Novit pritet të qartësohet në ditët në vijim, ndërsa situata në klub vazhdon të jetë kaotike, madje në këtë stërvitje të parë sot kanë munguar trajneri i portierëve, Dritan Kristidhi, si dhe pjestarët e stafit mjekësor.

Drejtuesit nuk kanë mbajtur premtimet sa u përket pagave, ndërsa u kanë thënë lojtarëve se gjërat do të zgjidhen javën e ardhshme. Deri më tani Luftëtari llogarit vetëm largime, ndërsa klubi nuk po zgjidh as gjërat më minimale, e jo më të mendojë për përforcime të rëndësishme nga merkato. Titullarë si kapiteni Rapo, portieri Paiteris dhe sulmuesit Fili, Renja e Vyent, mund të quhen të larguar, edhe pse zyrtarisht letrat i ka marrë vetëm Renja deri më tani.

Në stërvitjen e sotme ra në sy prania e disa lojtarëve të rinj nga kryeqyteti, të cilët pritet të jenë në prove për disa. Duket se në Gjirokastër shpresat për një ekip dinjitoz në këtë pjesë të dytë të sezonit janë minimale. Presidenca nuk po i jep zgjidhje problemeve, ndërsa bashkia ka vendosur që të ndihmojë vetëm akademinë. Luftëtari është padyshim në ditët më të zeza të historisë së tij në elitë. Në stërvitjen e sotme ra në sy prania e disa lojtarëve të rinj nga kryeqyteti, të cilët pritet të jenë në prove për disa ditë./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Rangers, por shikoni çfarë i ndodh Kamberit

Publikuar

-

Nga

Prurja më e re e Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, gjeti rrugën e rrjetës me Rangers, por anësori do i prishte festën sulmuesit. Kamberi e nisi nga stoli takimin mes Rangers dhe Livingstonit, ndërsa Gerrard vendosi ta aktivizonte në minutën e 56 të ndeshjes. Kent do të kalonte ekipin skocez në avantazh 3 minuta pas hyrjes […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Asnjë karton të kuq dhe autogol”, Rrahmani: Titullin këtë vit dua që ta marrë …

Publikuar

-

Nga

Amir Rrahmani po zhvillon një sezon fantastik te Verona. Jo vetëm, pasi bashkë me Kumbullën kanë arritur të ndalnin sulmet më të frikshme të Serie A. Ai pati një lidhje me video me Supersport, ku foli për gjithçka. Temë e nxehtë ishte e ardhmja, ku sipas tij asnjëherë nuk i dihet. ”Lazio kishte disa raste. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shpulla dhe lëvizje si në Wrestling, nuk do e besoni si reagon Igli Tare pas fitores me Interin

Publikuar

-

Nga

Igli Tare nuk është përmbajtur pas fitores së fundit që ka marrë Lacio ndaj Interit në shifrat 2-1. Si një finale e parakohshme është pritur kjo përballje, pasi luhej mes dy ekipeve që pretendojnë të fitojnë titullin kampion në Seria A. Drejtori sportiv i kryeqytetasve është një nga personat më të lavdëruar në këto kohë […]

LEXO TE PLOTE